Ndahet nga jeta aktori Fatos Sela

redaktor

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë, aktori dhe regjisori i Teatrit Kombëtar, Fatos Sela.

Sela ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare.

Përvec punës shumë-vjecare në teatër, të nisur fillimisht në Teatrin e Fierit dhe më pas në Teatrin Kombëtar në Tiranë, Sela do të mbahet mend edhe për rolet e tij kinematografikë, sidomos në filmat “Gracka”, “Gunat mbi tela” dhe “Të paftuarit”.

Ai lindi në vitin 1948 në Tiranë. Karrierën si artist do ta niste nga Teatri i Fierit, ndërsa debutimin në kinematografi e bëri me rolin e Hodos në filmin “Gunat mbi tela” të vitit 1977.

Për punën e tij ai është nderuar me titullin “Artist i Merituar”./tch

Share This Article
9 Comments
  • Ze brilant,i ngjashem me te madhin Prokop Mima,nje nga aktoret me te mire te brezit te Tij,kam patur fatin ta njohe nga afer,ngushellime familjes.

  • E njoh kryesisht nga ekrani. Nje aktor dinamik,me ze magjik ku reflektoheshin gjithe ‘ngjyrat’ e nje zëri te vërtete aktorial. Me nje mimike shume plastike qe shprehte këndshem botën e brendëshme te personazhit qe luante. Sa keq qe vdiq kaq i ri! Ngushellime familjes dhe te dashurve te zemrës se fatosit!

  • artist shume i mire .Vetem me role pozitive ne kinematografi:
    Gunat mbi tela 1977
    shtepia jone e perbashket 1981
    nentori i dyte 1982
    gracka 1983
    nje vit i gjate 1987
    pesha e kohes 1988
    bolero 1997
    Njerez dhe fate 2000

  • Trishton Ikja e shpejte e Fatos Seles…
    Iku nga familja, femijet e miqte e tij, iku nga ata qe e njohen ose e pane ne skene…

    Por eshte ikje e dhimbshme,
    dhe vetiu shtrohet shqetesimi:
    a kemi edhe me tej…aktore te tille, te vlershem e serioze?
    Ngjethes ne zerin e tyre, por edhe si qytetare te pakorruptueshem?

    Ikje te tilla, qe edhe deri ne dukjen e fundit, kerkojne te mos identifikohen me modat e
    politikajve dhe aferakeve te tyre ne radhet e mjediseve te artit, natyrisht dhembin…
    trishtojne pikellueshem…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *