Ndërron jetë aktori korçar Minella Borova. Ai ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare, në Buenos Ajres, Argjentinë, ku edhe jetoi për disa vjet. Minella Borova lindi në vitin më 22 shkurt 1947 në Korçë.
Kreu studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Punoi ne teatrin “A.Z Cajupi” të Korçës, më pas si pedagog i “Mjeshtërisë së aktorit” në Institutin e Lartë të Arteve dhe si specialist i teatrit në Ministrinë e Kulturës. Në vitin 1993 emigroi per gati 15 vjet në Argjentinë, për t’u rikthyer sërish në vitin 2006, ku edhe nisi punë si specialist i teatrit në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”.
Minella Borova u shqua më fort si aktor i planit satirik, por herë-herë edhe lirik e romantik. Në lojën e tij spikat një humor i çlirët, shije e hollë, një sjellje e shpenguar, njëherazi edhe elegante, ku ndihet synimi për të skicuar tipa e karaktere të ndryshëm.
Ka luajtur role të ndryshme si ai i Lirimit në dramën “Njollat e murrme” (1969) të Minush Jeros me regji të Mihal Luarasit, me të cilin fitoi edhe çmim si “Aktor i ri”. Ndër rolet më të realizuar të tij janë: Leka te “Të pamposhturit” e M. Jeros, Martini te “Mosha e bardhë” e Dritëro Agolli, Stenli Kor tek “Engjëjt e skëterrës” e George Bellak dhe Pol Kanten, mësuesi te “Plumbat e shkronjave” të Naum Priftit, hetuesi te “Qyteti i akuzuar” i Teodor Laços, Vehapi te “Tri ditët e kiametit” e Luan Qafezezit; Raqi te “Mësuesi i letërsisë” i Ruzhdi Pulahës, etj. Në vitin 2007, pas një ndërprejeje rreth 15-vjeçare, luajti rolin e protagonistit në dramën “Duke pritur Hënën” e Karlos Maria Alsina.

Ngushellime familjes.
Nderim dhe respekt per nje nder artistet e nje brezi te mrekullueshem qe pak nga pak po largohen nga kjo jete.Do ta kujtoj jo vetem une por besoj shume shqiptare sepse vepra e tij eshte c’do dite mes nesh.Ngushullime per te gjithe ata qe e deshen dhe e respektuan sa ishte ne jete…
Po cka dashur deri ne cepin e fundit te botes xhanem!
E humbem edhe nje Mallaxhi!
Ngushellime familjarve e te afermit e tij!
I miri Minella! Jam larg e qe larg, ne kete katror komentesh te DITAs, dergoj kete ngushellim per tere ata qe te deshen aq shume, per tere koleget aktore qe lozen me ty dhe te cmuan vlerat e padiskutueshme profesionale. Portreti yt i ngrohte, loja jote brillante, ndjenja jote e humorit per fat te mire do te mbeten gjate, pavdekshmerisht. Nje ngushellim te vecante per familjen dhe te afermit! Une dhe ime shoqe, kolege te Minelles ndajme me miqte e teatrit te Korces kete hidherim qe na erdhi pa pritur e sidomos para kohe. Zoti e marrte ne preherin e vet!
Pellumb Kulla
E njihja personalisht, nuk me besohet po shuhen nje nga nje te medhenjte. Politika e qelbur 23 vjecare na degdisi ne fund te botes. I shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes te afervme dhe te gjithe shokeve dhe miqve te Tij. I paharruar qofte kujtimi i Tij.
i pa haruar kujtimi yt minella ikja jote parakoheshme eshte humje per e madhe per familien dhe nje boshllek per kulturen ,,uprefsh ne paqe minella jone
Ishte pjese e plejades se mrekullueshem te aktoreve, qe na zbuten tragjedine ne kohen e diktatures, na e bene jeten me te lehte, i paharueshem qofte Minella Borova dhe ngushellime familjes.
Aktor i plejadës së paharrueshme të shkollës së artit shqiptar. Ngushëllime familjes dhe të afërmve!
Papritur, degjova dje per ndarjen nga jeta te shokut tim te mire, te panarruarit Minella Borova.
Prej dje, e kam te veshtire ta besoj dhe para syve me del fytyra e çilter, e mikut tim mbreslenes, me te cilin kam kaluar si ne Tirane, Korçe dhe Pogradec çaste te nje shoqerie te paster dhe te sinqerte.
Nella yne i paharruar do me mbetet ne kujtesen time gjithnje dashamires, sikur e kam sot perpara syve dhe pse u bene plot nje Çerek shekulli qe ai mergoi ne Argjentinen e larget. U gezova kur degjova qe u kthye ne Shqiperi para disa vjetesh, por jeta e nje artisti si Nella yne i paharruar, nuk ishte e lehte ne vendin e lindjes, sepse jo vetem ai por shume aktore te tjere te talentuar u braktisen ne fatin e tyre nga kaosi dhe varferia qe mbuloi Shqiperine.
Respektin me te madh Kujtimit te aktorit qe na fali çaste te mrekullushme me artin e tij, por dhe me prezencen e tij shoqerore.
Ngushllimet me te sinqerta bashkshortes, Netes dhe femijve prej meje, gruas time dhe femijve te mi.
Ngushellime familjes, po na ikin nga kjo jete figurat me te spikatura te artit.
Ngushellime familes. Mesa di une ka patur 2 vajza, se tezja ime i ka njohur te shoqen. Gabim fatal ikja ne Argjentine