Ndahet nga jeta Besnik Alibali, legjenda antiminë

redaktor

Më 13 korrik 2015, është ndarë nga jeta, në moshën 81-vjeçare në qytetin e Durrësit, Besnik Alibali, një nga figurat e shquara të ushtrisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile, autor librash, pedagog.

Njeri që deri ditën e fundit të jetës u mor me punë krijuese duke dhënë një shembull përkushtimi ndaj kujdesit për njerëzit dhe deri në mbarëvajtjen e punëve shtetërore.

Ndonëse i sëmurë, një javë para vdekjes, ai kontaktoi me telefon dhe u interesua për të botuar në gazetën tonë një material interesant mbi projektin e një Durrësi modern dhe tradicional njëkohësisht.

Mes të tjerave, ai ka shkruar për projekte që lidhen me lashtësinë dhe detin, si pasuri kombetare dhe atraksion turistik në të ardhmen.

“Në Antikitet ne shqiptaret kemi prodhuar anije luftarake dhe qendrat e kantierit kanë qenë në veri të Bishtit të Pallës. Një kantier në Durrës që prodhonte anije deri në 500 tonë u shkatërrua pas viteve 1990. Le të ngremë një kantier, jo për anije të mëdha, por për anije të vogla turistike, jahte moderne, dhe të ringjallim traditat e kantierit detar”.

0,,18591286_303,00Besnik Alibali ka lindur më 4 tetor 1934. Ka pasur poste drejtuese dhe komanduese në repartet xheniere. Ka marrë pjesë në operacione të ndryshme çminimi. Është i dekoruar nga Presidenti i Republikës me Medaljen e Artë “Për merita të veçanta civile”.

Ka punuar si pedagog në Akademinë Ushtarake. Kolonel në rezervë. Themelues dhe kryetar i Komitetit Shqiptar të Miqve Antiminë me seli në Durrës (anëtar i ICBL-së: The International Campaign to Ban Landmines – Fushata Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave), Çmimi Nobel për Paqe, 1997). Autor i 21 librave të botuar në prozë, dramaturgji, ese, si dhe botime shkencore në fushën e sociologjisë urbane edhe atë të sigurisë njerëzore.

Duke lënë në dorëshkrim edhe disa vepra të tjera. Anëtar Nderi i Shoqatës së Ushtarakëve Xhenierë në Pension. Rotarian. Besniku u percoll për në banesën e fundit me dhimbje nga familja, të afërmit dhe shumë kolegë të shkollës ushtarake dhe shërbimit.

Ismail Kadare për Besnik Alibalin

Ismail Kadare në parathënjen e librit të Besnik Alibalit “ 50 vjet mbi mina”, shkruan mes të tjerave: “

Miku im i vjetër, Besnik Alibali, ka mbledhur nga fletoret e tijë kujtime, mbresa, dokumente, vëzhgime, trajtesa studimore, etj për t’i botuar në këtë libër. Përvoja e tijë e gjatë, gjysmë shekullore, veprimtaria e tij praktike e studimore, ngjarjet e ndodhura në këtë periudhë kohe, të gjitha me minat dhe armët, i ngjajnë një “udhëtimi eksplorues” që bëjnë arkeologët për të nxjerrë nga nëntoka çka mbetur pa u dëmtuar, por që i shërbejnë historisë, njeriut”. Më tej, shkrimtari ynë i madh thekson se: “ Në themel të librit të z. Alibali, është dashuria, dashuria për jetën, dashuria për njeriun, dashuria për kulturën. E kjo dashuri duhet mbrojtur”.

Share This Article
3 Comments
  • Ishte vellai i JUSUF ALIBALIT, i denuar ne kohen e ENVER HOXHES, i divorcuar me dy femije, njeri qe s’diti te mbaje bazat e familjes, etj.,etj..

    • po, i vellai i te nderuarit Jusuf Alibalit ishte, por nuk ishte i denuar ne kohen e komunizmit megjithe se u nxor ne lirim para kohe. Gjithashtu u divorcua nga gruaja jo me deshiren e tij por sepse i kishte vellezerit ne burg (per axhitacion e propagande e budallalleqe te kohes se enverit e sepse ishte koha kur shkaterroi ushtrine e pushkatoi e burgosi te gjithe oficeret e larte). E persa i perket bazave te familjes, i mbajti dhe fort biles, e familjen e kishte tek koka deri sa dha shpirt.
      trap

  • Po çfare jane keto njerez o zot ,as vdekjen nuk respektojne 🙁
    Te jesh i divorcuar ,do te thote qe nuk mban bazat e familjes ?
    Njeriu mund te ndahet per arsye te ndryshme …e sidomos ne ate kohe …
    Pikerisht per te shpetuar familjaret ne ate kohe njerezit edhe ndaheshin ..
    varet si e kishe hallin …(mos ardheshin kurre ato kohera )
    Zoti Besnik ka qene zotni burre dhe ka dy femije te mrekullushem qe e donin aq shume ..
    I njoh mire si familje sepse, nje nga femijet e bija eshte nusja e kushuririt tim …
    Respekt e u prehte ne paqe .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *