Ndahet nga jeta regjisori dhe skenaristi spanjoll Bigas Luna. Regjisori i njohur ndryshe si mjeshtri i erosit vuante nga kanceri. Ai ka lindur në Barcelonë në 19 mars 1946. U bë i njohur për filmat si “Lola” në vitin 1986, dhe “Mosha e Lulusë” në 1990. Me filmin “Jamon Jamon”, Luna fitoi në vitin 1992 Luanin e Argjendtë në Festivalin e Venecias. Në film luajnë Penelope Cruz, Javier Bardem e Stefania Sandrelli. Ashtu si filmat paraardhës të Lunës, edhe “Jamon Jamon” ka skena të nxehta erotike.