Ndahet nga jeta Demis Roussos

Bledar Lumani

Këngëtari i njohur grek Demis Roussos është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Roussos ka ndërruar jetë në një spital në Athinë.

Ai kishte lindur në Aleksandri, Egjipt në 15 qershor 1946.

Roussos u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare.

Këngëtari grek mbahet mend edhe nga publiku shqiptar për disa prej këngëve të tij që u kthyen në hite botërore si “Goodbye my Love”, “Forever and Ever”, “Mamy Blue” e shumë të tjera.

Roussos ka shitur më shumë se 60 milionë albume në mbarë botën.

Share This Article
1 Comment
  • Paqe te perhershme i deshiroj ketij gjigandi te muzikes boterore, qe me kenget e tij, i beri vitet 70-80, vitet me te bukura, me kenget e tij romantike.
    U prefsh ne paqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *