Ndahet nga jeta Frank Sinatra Jr

Herion Mesi

Ndahet nga jeta i biri i legjendës së muzikës Frank Sinatra. Sinata Junior  kishte një karrierë të gjatë muzikore e fatëkeqësisht u nda nga jeta këtë të mërkurë në moshën 72 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur menaxheri i tij, Andrea Kauffman cili shtoi se ai ndërroi jetë në një spital, në Daytona Beach, Florida, ku do të mbante një koncert.

Nancy Sinatra shkroi në profilin e saj të “Facebook”-ut pak më vonë se vëllai i saj ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Frank Sinatra Jr ndoqi rrugën e të atit në muzikë, ndërsa më vonë u bë edhe dirigjent. Ai u rrëmbye nga anëtarë të një bande kur ai ishte 19 vjeç në një kazino në Lake Tahoe. Babai i tij, Frank Sinatra, pagoi 240,000 dollarë për lirimin e djalit të tij, por shuma e parave iu kthye pas arrestimit të autorëve. /H.M/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *