Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Fatos Baxhaku

Leda Hysa

Ndërron jetë gazetari dhe publicisti Fatos Baxhaku një prej emrave të njohur të gazetarisë postkomuniste në Shqipëri.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Baxhakut 55 vjeç, u publikua nga miqtë në rrjetet sociale.

Baxhaku u nda nga jeta pasditen e të premtes duke humbur betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.

Baxhaku ka lindur në Tiranë më 9 janar në 1964.

Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Universitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në histori.

Nga 1993 në 2015 ka punuar në disa media të vendit. Ai u njoh veçanërisht për dokumentarët televizivë.

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Ngushellime sidomos Vella Arturit per vdekjen parakohshme te Arturit gazetar mik I Dor Kekos se madh. Familje me tradita Arsimore te larta Respekte. Qendroi i forte Artur.

  • Ngushellime familjes .I kam ndjekur me shume kenaqesi dokumentaret e tij ne top channel. I paharruar qofte.

  • Dhimbie-Lamtumire; Fatos Baxhaku-
    nje PENE e VYER atdhetare!.
    Nje ndarie nga jeta e parakoheshme e Gazetarit te perkushtuar atdhetar,Fatos Baxhaku,qe na shkakton dhimbie te dyfishte dhe ne,emigranteve, njohur ate nga bangat e shkolles sa dale ne jete.
    I perjetshem kujtimi Tij..
    Per “Pasuesit veterane”Toronto;
    Dhimiter Xhoga ,Drita S,Tarifa.

  • Dita; Sot më ke hidhëruar pa masë. E njoha Fatosin e Madh këto 10 vitet e fundit dhe isha krenar që Ai më përshëndeste. Ai, Mal i lart, unë një guriçkë. Megjithë atë, Ai ishte i thjesht, me buzëqeshje që tê përqafonte, me gjykimin e qetë e gjithmonë të sakt, profesionist i kompletuar. I paharuar kujtimi i Tij. Kristaq Kondili – Auerbach

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *