Ndahet nga jeta gazetari Ramadan Bigza

redaktor

Sot në mesditë u nda nga jeta në Athinë, miku dhe kolegu ynë gazetari i njohur Ramadan Bigza. Dani sikur e thirrnim ne shokët dhe kolegët e tij, u nda nga jeta pa pritmas, sipasoj e një infrakti momental të pamëshirshëm.

Ramadan Bigza ishte një gazetar i njohur sportiv në Shqipëri dhe Greqi, si dhe redaktor në disa gazeta shqiptare në Greqi. Dani ka shërbyer në gazetën Sporti Shqiptar dhe gazetën shqiptare në Athinë, “Gazeta e Athinës”, dhe vitet e fundit punoj deri në mbylljen e saj në gazetën “Albania Press”, si kryeredaktor.

Familja hiumbi njeriun e shtrenjtë të zemrës, por edhe miqtë e shokët humbën mikun e tyre të dashur, sportëdashësit dhe lexuesit humbën përçuesin e informacionit në të gjitha fushat.

Ngushllime familjes dhe të afërmve, miqve dhe shokëve të Danit. Rrugë të mbarë kolegu ynë! U prehshë në paqe mik i dashur! Tu bëftë dheu i leht!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *