Ndahet nga jeta Natasha Këllici, (Dulaku), ish- redaktore letrare në Shtepinë Botuese ‘Naim Frasheri” dhe ish-gazetare e njohur e Radio Tiranës.
Si redaktore letrare gjatë viteve 1972-1974 ajo u shqua për redaktimin e veprave të disa prej shkrimtareve tanë të njohur, ndër të cilët- Skënder Drini, Dhimitër Xhuvani, Teodor Laço, Kiço Blushi.
Më 1992 Natasha nisi të punonte gazetare në Radion e Jashtme. Ndonëse në një profil krejt te ri, ajo u shqua për reportazhet dhe intervistat radiofonike me personalitete të kohes, për probleme social-politke që lindën pas komunizmit në Shqipëri.
Shumë shpejt u rendit krahas gazetarëve më të mirë të mikrofonit te viteve 1950-2000, Pirro Naçe, Timo Luto, Alfons Gurashi, Agron Çobani, Amali Dhamo, Zamira Koleci, etj.
Veçanerisht popullor u bë emisioni “Mesazhe malli’, në Radion e Jashtme, që ishte një komunikim i shqiptarëve me të afërmit e tyre të emigruar në vende të ndryshme të botës.
Më 1999 së bashku me të shoqin, shkrimtarin dhe pubicistin, Skifter Këllici dhe familjen, Natasha u vendos në Boston.
Ajo nuk u shkëput nga veprimtaria shoqërore, duke u bërë presidente nderi e Shoqatës së Grave Shqiptare.
Krahas përfaqësuesve të inteligjences së Diasporës, Natasha ishte aktive rreth zhvillimeve që po kalon sot shoqëria shqiptare.
m.a. / dita

Pejjetesisht; -Natasha Kellici-“Zeri R/Tiranes-flet” !
Kur fluturojne DALLANDYSHET, lene pas gjurmet e tyre te pa shnderuara . E tile ishte Narasha Kellici- (Dulaku),qe,per gjithe ndegjuesit sa ne,Bashkepuntoret me te nje jete ne R.Tirana,na e dyfishon dhimbjen me nderien e saj nga jeta,ajo njeheresh bashkeshorte e;te pashoqit Skifter Kellici,dashamires i mbare shqiptareve te kudo ndodhur..Ishte vertet nder GRATE e nderuara shqiptare,ndaj dhe militonte e nderuar,nga Shoqata e grave shqiptare.
Nga Toronto me dhimbie shprehim ngushellime gjithne dashamiresit dhe te njohurit e saj,sa “org “Pasuesit veterane”ne Toronto.,
I perjetshem Kujtimi Natasha Kellici-(Dulaku) , nje “zedhenese” e R.Tiranes ne vite,
Si; nje jete me R/Tiranen-bashkepuntor
“Pasues Veteran”- Dhimiter M Xhoga..