Në moshën 100 vjeçare, është ndarë nga jeta partizani i LANÇ, drejtuesi i shumë operacioneve ushtarake gjatë viteve të luftës më troje shqiptare dhe më tej, ish i burgosuri politik me akuzën e tradhtisë ndaj atdheut dhe kryetari i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar, Rrahman Parllaku.
Kush ishte ish gjenerali Rrahman Parllaku?
Ish gjeneral Rrahman Parllaku lindi në fshatin Novosej të Lumës. Vitet e para të shkollës fillore i kreu në Shishtavec. Në moshën 12-vjeçare, ai filloi të punonte me të atin dhe të vëllain si pastiçier. Pas disa vitesh, ai rikthehet në shkollë.
Në prag të pushtimit fashist të 7 prillit 1939, ai si populli i Selenicës zbret në Vlorë për të kërkuar armë për të mbrojtur vendin nga pushtimi fashist.
Në protestën e zhvilluar më 28 nëntor 1941 kundër pushtuesve, ai del në krye për të mbajtur flamurin kombëtar. Teksa fashistët përpiqeshin ta rrëmbenin flamurin, ai merr një goditje në kokë. Ky rast shënon edhe përfshirjen e tij në njësitet guerile të qytetit.
Më 6 janar 1943, Parllaku u caktua komandant i njësiteve guerile të qytetit të Vlorës, ku kontribuoi deri më 28 nëntor 1943, kur e transferuan me detyrë komisar batalioni.
Pas rezultateve gjatë Operacionit të Dimrit 1943-1944, ai emërohet zëvendëskomisar i Brigadës së 8-të. Gjatë muajit maj, u mor me organizimin e Brigadës së 12-të Sulmuese dhe mbrojtjen e Kongresit të Përmetit. Më 8 qershor 1944 transferohet në Brigadën e 3-të Sulmuese dhe së bashku me anëtarët e shtabit që drejtonin këtë njësi përballoi me sukses Operacionin e qershorit të ushtrisë naziste. Pas këtij operacioni, brigada kalon në Shqipërinë e Mesme, me detyrë të spastrojë nga armiqtë zonat malore të Elbasanit e Tiranës e të sigurojë nga shpina forcat e Divizionit të 1-rë, që vepronin në Mat e Dibër dhe të mbronte bazën e Bizës, ku hidhnin materiale avionët aleatë.
Në fillim të shtatorit, kjo brigadë, së bashku me Brigadën e 5-të, kalon në Kosovë për të shpejtuar çlirimin e kësaj zone e për të ndihmuar në ngritjen e Këshillave Naconalçlirimtare si organe të pushtetit të ardhshëm.
Me çlirimin e Kosovës, më 22 nëntor, në qytetin e Pejës merr urdhrin e emërimit komandant i Divizionit të 5-të. Nga 20 dhjetori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, forcat e komanduara nga Parllaku në bashkëveprim me forcat jugosllave çliruan krahinën e Sanxhakut. Me ndërprerjen e luftimeve, forcat e Divizionit të 5-të e të 6-të Sulmues u kthyen në Kosovë. Më 14 prill të vitit 1945, kur ndodhej në Mitrovicë, ai mori urdhrin e emërimit komisar i Korparmatës së 2-të në Berat.
Me shkrirjen e saj e nxorën në lirim dhe e caktuan sekretar politik i Komitetit Qarkor të PK të Shkodrës. Me kërkesën e tij rikthehet në ushtri në detyrën e drejtorit të Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vitin 1947 i jepet grada kolonel.
Në dhjetor të vitit 1947, Parllaku u caktua në detyrën e drejtorit Politik të Ushtrisë, detyrë të cilën e kreu deri në prill të vitit 1948, kur u dërgua të studionte jashtë shtetit.
Parllaku ka mbaruar studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sovjetike “Voroshillov”. Pas kthimit nga studimet, ai u emërua drejtor i Drejtorisë së Organizim-Mobilizimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vitin 1952-1954 caktohet në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes e drejtor i Prapavijës së Ushtrisë dhe mori gradën e lartë të gjeneral-majorit. Gjatë viteve 1954-1961 do të shërbente si zëvendësministër i Mbrojtjes për përgatitjen luftarake të ushtrisë.
Nga viti 1961 deri në vitin 1967 kreu detyrën e komandantit të Forcave Ushtarako-Detare dhe më pas komisar i këtyre forcave dhe iu dha grada gjeneral-leitnant. Në vitet 1969-1970 do të shërbente si komisar i Forcave Ushtarako-Ajrore dhe një vit më vonë u emërua zëvendësministër për Përgatitjen Luftarake të Ushtrisë.
Për merita të veçanta i është dhënë titulli “Hero i Popullit” dhe është dekoruar me 9 urdhra e tri medalje të luftës dhe 3 urdhra të shërbimit ushtarak. Parllaku, ka qenë zgjedhur deputet i Kukësit në Kuvendin Popullor për 7 legjislatura rresht, që nga viti 1945 deri në vitin 1973.
Parllaku u arrestua dhe dënua për pjesëmarrje në të ashtuquajturin “puç ushtarak”, nën akuzën e “krimit dhe tradhtisë ndaj atdheut, sabotimit dhe agjitacionit dhe propagandës me rrezikshmëri të lartë”. Në bazë të këtyre akuzave u dënua me 25 vjet heqje lirie, nga të cilat 16 vjet e tri muaj i vuajti në burg (nga dhjetori i vitit 1974 deri më 17 mars të vitit 1991), si pjesëtar i të ashtuquajturit “grup i Beqir Ballukut”.
Për shkak të akuzës së rëndë të “tradhtisë ndaj atdheut”, të ashtuquajturit pjesëtarë të këtij grupi: Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako e Rrahman Parllaku nuk amnistoheshin nga ligjet në fuqi. Në rekursin e bërë nga Parllaku, Gjykata e Kasacionit vendosi, më 20 korrik të vitit 1994, prishjen e vendimit të 5 nëntorit të vitit 1975 të Gjykatës Ushtarake, që i cilësoi fajtorë ushtarakët e lartë, dhe pushimin e akuzave të mësipërme.
Parllaku ishte dhe kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar.
e.ll./dita

Iku dhe pucisti i fundit i ushtrise!
Gjeneral Perllaku -figur e ndritur e atdheut jeten ja kushtoj Shqiperis shembull per patriotet e brezat e ardhshem -Ngushullime familjes
Ngushellimi familjes per humbjen e te afermit te tyre. Tere pjesa tjeter eshte pa sens, se dihet qe ka qene vrases pa pagese, ka qene pjese e bandes ne krye te ushtrise dhe pervec tullumave, nuk dinte gje tjeter te bente. Ishte besnik I Besnikut te Partise dhe dhender te familja Cuci ne gjirokaster, fis me Ver Llapen, e prandaj ja hodhi me burgim, se plumbin do hante edhe ky. Mos I jepni me shume merita se ka pas, se ne ate kohe se pirdhte kush per dituri e heroizem Rahmanin or taj.
PASTICAR,cka eshte kjo fjale qe perdoret vetem ne shqiperi.Ku ka alergji te pakuptueshme ndaj shqipes.Nje popull qe nuk respekton veten shuhet shpejte.
Rrespekte te thella.
I vetmi nga 4 gjeneralet qe luftuan ne Kosove qe I trajtoi
me dinjitet dhe respekt Shqipetaret.
Te tjeret ishin kriminela serb, qe dinin shqip.
Edhe njehere rrespekt te thelle per punen dhe jeten
Po ti ti thuash Shefqet Peçit “serb” or b..r k…e? komandantit lab? O pusht kolaboracionisti qe tu shofte soji..
Ore ti MUT i indoktrunuar fanatik, o qen bir qeni xhelati te Enverit
Krimineli Shefqet Peci ka vdekur ne burg i denuar nga drejtesia demokratike, po masakrat qe ka kryer ne Keneten Famekeqe te Maliqit, jo me kosovare, por me shqyptare intelektuale a e ke degjuar ti more BAJGE lab gjys-opinge enveriste?
sepse:
Ja ta tregon intelektuali Shqfqet Pecin: Kur gropste viktimat e terrorit te tij ne Maliq ne nje grope te perbashket mbillte miser me fjalet:
KETU DO TE KEMI RENDIMENTE TE LARTA SEPSE E KEMI PLEHRUAR MIRE TOKEN
Po 4 mije kosovaret qe krimineli Shafqet Peci ja shiti Rankovicit ne Tivar per t’i vrare dhe masakruar si “derra ne thes” me urdher nga Ramizi dhe Enveri pas tij?
HE MO BAJGE ENVERISTE FOL PAK KETU PER MASAKREN E TIVARIT,
pastaj:
E vazhdojme muhabetin me kolaboracionistin Kryefashist Bahri Omari qe kishte strehuar ne vilen e vet ne mes te Tiranes Enver Barkderrin dhe Nexhmije Fashisten nga ku Dulla komandonte LANC-in e tij kriminal.
Gjeneral me 5 klase
Alo alo Erion a me ndegjon?!
Ver nje emer rruge per nder emrin e gjeneralit, ky zoteri i nderuar e meriton jo Berisha e ca derra te tjere….hiq emrat arrabe nga ruget e Tiranes dhe jepi atij qyteti nje fryme plot dinjitet dhe nder, si rasti ne fjale….Gjenerali meriton pa piken e dyshimit nje emer rruge nga me te bukurat ne kryeqytet po qe se akoma nuk e ka..!!!
Ngushellime familjes Nje djale fshati qe perqafoj LANC. Tere jeten e tij ja kushtoj popullit si ne komunizem e demokraci .
NDRYSHE NGA KRIMINELET SLLAVO-KOMUNIST, QE JA KUSHTUAN JETET E TYRE BEOGRADIT DHE JO POPULLIT.
LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI
PER SLLAVO-KOMUNISTET
Kushedi sa kosovare ka vrare me doren e vet ky kriminel antifashist i Moskes me fjalet:
NE EMER TE POPULLI JE I DENUAR ME VDEKJE SI BASHKEPUNTOR ME GJERMANET
si;
Nje rezili Shqypnise qe kerkon antarsim ne BE me kriminele me medalje komuniste qe i marrin me vete ne ferr
Ketu eshte ndryshimi, derguan 4 brigada shqipetare ne kosove, vetem.brigada e Rrahman Parllakut u soll njerezishem me shqipetaret e kosoves. 3 Brigadat e tjera te sllavo-komunisteve shqipetare, me ne krye kriminele te tipit shefqet peci bene nga keto masakra qe thua ti
Beno:
Nuk jam i informuar, po te jete keshtu:
NDJESE!
dhe:
RAHMET PASTE!
sepse:
Ishte i vetmi nga xhelatet e Enverit qe ka denuar krimet e tij monstruoze, pas Bedri Spahiut me pare.
sepse:
Te gjithe paperjashtim duhet te mesohemi te pranojme te verteten ashtu sic ka qene.
Ng ushllime familjes,farefisit e miqeve te shumet te Gjeneralit.ishte ne sherim te atdheut dhe mbeti ne sherbim te popullit dhe mbrojtje te atdheut deri ne fund,kujtimi per Gjeneralin edhe vlere e mendimit dhe kujteses hsitorike kombetare.Lavdi e perjeteshme, eshte jeta dhe vepra e Tij.
Beno:
Nuk jam i informuar, po te jete keshtu:
NDJESE!
dhe:
RAHMET PASTE!
sepse:
Ishte i vetmi nga xhelatet e Enverit qe ka denuar krimet e tij monstruoze, pas Bedri Spahiut me pare.
sepse:
Te gjithe paperjashtim duhet te mesohemi te pranojme te verteten ashtu sic ka qene.
Labi gjys opinge:
Ore ti MUT i indoktrunuar fanatik, o qen bir qeni xhelati te Enverit
Krimineli Shefqet Peci ka vdekur ne burg i denuar nga drejtesia demokratike, po masakrat qe ka kryer ne Keneten Famekeqe te Maliqit, jo me kosovare, por me shqyptare intelektuale a e ke degjuar ti more BAJGE lab gjys-opinge enveriste?
sepse:
Ja ta tregon intelektuali Shqfqet Pecin: Kur gropste viktimat e terrorit te tij ne Maliq ne nje grope te perbashket mbillte miser me fjalet:
KETU DO TE KEMI RENDIMENTE TE LARTA SEPSE E KEMI PLEHRUAR MIRE TOKEN
Po 4 mije kosovaret qe krimineli Shafqet Peci ja shiti Rankovicit ne Tivar per t’i vrare dhe masakruar si “derra ne thes” me urdher nga Ramizi dhe Enveri pas tij?
HE MO BAJGE ENVERISTE FOL PAK KETU PER MASAKREN E TIVARIT,
pastaj:
E vazhdojme muhabetin me kolaboracionistin Kryefashist Bahri Omari qe kishte strehuar ne vilen e vet ne mes te Tiranes Enver Barkderrin dhe Nexhmije Fashisten nga ku Dulla komandonte LANC-in e tij kriminal.