Ndahet nga jeta Jacques Chirac, ish-Presidenti i Francës

Ornela

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare këtë të enjte Presidenti i 22-të i Republikës së Francës, Jacques Chirac.

Lajmi është bërë i ditur nga dhëndri i tij Frédéric Salat-Baroux. Në të kaluarën, Jacques Chirac është shtruar 3 herë në spital për infeksion në veshka, në vitin 2010, në dhjetor 2015 dhe në shtator 2016.

Për 12 vite, Chirac ishte President i Francës. Ai fitoi zgjedhjet presidenciale në 7 maj 1995, ndërsa u rizgjodh në 5 maj 2002 kundër Jean-Marie Penda.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Më 6 shkurt 1999/ e shtunë /. Sot delegacioni shqiptarë shkoi në Rambuje. Pas pengesave serbe, që dje nuk lejuan anëtarët e UÇK-së të udhëtojnë, atyre pa asnjë formalitet doganore, që ata nuk i pranuan tu nënshtrohen, sepse UÇK-ja nuk pranon shtetin serb, dokumentet e as shërbimet. Udhëtuan komplet me delegacionin tjetër me aeroplan francez dhe arritën në Rambuje kah ora 18.30. Zhak Shirak hapi takimin me dy delegacionet Kosovarë e serbë. Pastaj Ministri anglez Kuk dhe ai francez Vedrin, folën shkurt për takimin në Rambuje. Këtë pallat të lashtë të fillimit tragjik e të rënies së Napolon Banopartës, e përcjellin mbi 700 gazetarë e forca të mëdha të sigurisë. Delegacionet do të punojnë me ndërmjetësues ministror Vedrin, Kuk, Hill, Petriq dhe Majorskit rus. Konferenca do të jetë e mbyllur e me punë intezive. Nëse nuk punohet ballë për ballë, do të punohet me këta ndërmjetësues. Pas ngjarjeve bosht, që po përcjellin mediat botërore në Rambuje, në Kosovë po ndodhin luftime si në Llapashticë e Skenderaj, ku serbët po kërcënojnë popullatën shqiptare. Eksplodime kishte edhe në Prishtinë, gjuajtje pati në Sverkë, kurse lëvizje forcash serbe kishte në çdo mjedis të Kosovës, si në Malishevë e Rahovec dhe zonën tjera të kufirit shqiptar, gjuajtje kishte edhe në territorin e shtetit shqiptar. Në mbrëmje 19.30 nga eksplodimi në Prishtinë vdiqën 3 e u plagosën 2 shqiptarë.
    Pas Shkrim. Sot filloi Takimi i Rambujes. Z.Zhak Shirak, kryetar i Francës. Në fillim tha: “Ekzistojnë momente të rralla, kur historia gjendet në duart e vetëm disa njerëzve”, Me çka dy delegacioneve ju tërhoqi vëmendja për seriozitetin e këtij takimi historik. Por, pala serbe, sa e ka marr këtë seriozisht, dëshmon përbërja e vet delegacionit të tyre: Dy romë, një turk, një shqiptar e një mysliman. Zotëri Kuk dhe Edrin patën konferencë shtypi para 700 gazetarëve nga mbarë bota. Delegacioni ynë i përfaqësuar mirë, nëse edhe bashkërendit mirë, sepse përballët me fatin e popullit dhe forcën e argumentit historik e njerëzor në një anë, si dhe dokumentin e Grupit të Kontaktit, OSBE-së BE e NATO-së. Ku ndërmjetësojnë Kuk,Vedrin, Hill, Periq dhe Majorski. Ofrohet zgjidhja e përkohshme trivjeçare, pa precizuar mirë, pas këtij afati pason vetëvendosja, për liri e pavarësi të Kosovës. UÇK, LBD, LDK dhe dy përfaqësues pa parti, pas shumë mospajtimeve, thyerjeve e përçarjeve, sot udhtuan në të njëjtin aeroplan dhe bashkërisht shkuan në Rambuje. Dhëntë Zoti, gjitha qofshin të shkuara e të harruara. Situata, populli e çështja jonë kombëtare ashtu e donë. Për ata që mendojnë e tentojnë të veprojnë ndryshe, mallkon gjaku e oxhaku i Kosovës.
    Delegacioni i Kosovës
    Nga UÇK-ja: Hashim Thaçi, Ramë Buja, Jakup Krasniqi, Azem Syla e Xhavit Haliti.
    LBD-ja Rexhep Qosja, Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi, Mehmet Hajrizi, Basri Musmurati
    LDK-ja I. Rugova, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Idriz Ajeti,Bujar Bukoshi
    Të Pavarurit ; Veton Surroi e Blerim Shala.
    Jemi të sigurtë, se këta bijë të popullit, për mësues e kanë popullin e vet, mund të dalin zot dhe kanë forcë, se lira na takon edhe neve, popullit autokton shqiptarë e të lashtë në trojet e Ilirisë. Nuk meritojmë, siç edhe nuk kemi merituar as deri tash, të jemi në mëshirën e barbarisë sllave, primitivizmit të egër të një populli barbar. Kur ne kishim perandori dhe për mbretëreshë kishim një grua-Teutën, këta barbarë sllave, jetonin nëpër drunj dhe ushqeheshin me fruta të egra. Bota-Evropa, që me gjasë, prapë ka marr pjesën e luanit, të korrigjon e të shpaguajë pjesën e lëshimeve e borgjve ndaj nesh. Amerikanët duhet të kanë mbikqyerje këtë proces, që të mos përsëritet historia e padrejtësia ndaj nesh. Këtë rol nuk guxojmë tua lënë vetëm evropjenëve, duhet të dallojnë veprimet e të ndryshojë pozita e fati ynë.

  • Ndoshta ky eshte presidenti me i korruptuar dhe i perfshire ne shume skandale financjare deri te ato seksuale..e megjithate respektohet dhe i falen denimet se ka qene…koke shteti….
    .
    Ne Shqiperi bejne namin keto porno-perendimoret kurse per vehte jane llum deri sa martohen dhe me gjyshen e tyre si Macroni..

    cfare thote enciklopedia franceze per kete fare presidenti:

    On 15 December 2011, Chirac was found guilty and given a suspended sentence of two years

    He was convicted of diverting public funds, abuse of trust and illegal conflict of interest.

    The suspended sentence meant he did not have to go to prison, and took into account his age, health, and status as a former head of state
    .
    Pse nuk denohen keto koka pornoperendimore ?

  • MIRENJOHJE
    Shqiptaret duhet ti jene MIRENJOHES ketij burri te madh shteti, francez, qe u gjend ne krah te tyre ne momente kritike te popullit shqiptar siç qe lufta e Kosoves!
    Te prehet ne paqe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *