Ndahet nga jeta këngëtari i Grupit Kolonjar, Xhemal Dalipi

anazapta

Ndërron jetë Xhemal Dalipi, këngëtari i njohur i këngës popullore kolonjare. 74-vjeçari Dalipi është gjetur i pajetë sot nga familjarët në banesën e tij në Ersekë. Mësohet se ai vuante prej kohësh nga zemra. Xhemal Dalipi është një nga përfaqësuesit më të denjë të muzikës popullore qytetare dhe mbahet mend nga publiku për këngën “As e madhe, as e vogël”. Ai ka qenë për rreth 50 vjet pjesë e Grupit Kolonjar. Pak kohë më parë, ai është nderuar nga  ish-presidenti Bamir Topi me urdhrin “Naim Frashri i Artë” me motivacionin ‘për kontributin e çmuar në jetën kulturore dhe artistike kolonjare”.

 

Share This Article
2 Comments
  • Ngushellime famijes Dje po e degjoja ne youtube dhe me te vertete me pelqente Ja ngriti vlerat folklorit kolonjar me grupin e Kolonjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *