Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar Ali Kastrati

redaktor

Është ndarë nga jeta babai i sportit shqiptar, Ali Kastrati, pas një sëmundje të pashërueshme. Kastrati, do të mbahet mend nga të gjithë për historinë e sportit shqiptar që ai zhvilloi  ndër vite.

Ali Kastrati pak muaj më parë festoi mes miqsh edhe 90 vjetorin e lindjes.

Skeda

Emri: Ali

Mbiemri: Kastrati

Datëlindja: 22.12.1922

Vendlindja: Dibër

Sporti: Boks, Mundje, Peshëngritje

Trofetë:  65 medalje të kampionatit kombëtar, 15 herë kampion kombëtar në boks, 16 herë në mundje dhe 15 herë në peshëngritje si trajner. Fitues i të gjitha Kupave të Republikës në mundje (1951-1966), në boks (1951-1963) dhe në peshëngritje (1949-1966), si trajner me Partizanin. Fitues i 3 medaljeve të arta si trajner në Spartakiadën e parë Kombëtare me Partizanin në të 3 sportet. Mban 65 medalje të kampionit kombëtar. Ka zhvilluar 20 takime ndërkombëtare dhe rreth 300 ndeshje si boksier. Eshtë zgjedhur midis 12 sportistëve më të mëdhenj shqiptarë për të gjitha kohët (1998).

Titujt: “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënderbeut”, “Nderi i Sportit Shqiptar”

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *