Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami

Amelda Amelda

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami.

Mësohet se Rragami vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori edhe jetën.

Krahas Vllaznisë, Rragami ka qenë prej vitesh edhe futbollist i skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë.

Rragami ka një jetë të mbushur me suksese në futboll, ndërsa do të mbahet mend edhe si lojtari që detyroi UEFA-n që të vendosë një rregull të ri për gjuajten e penalltive: “Një futbollist nuk mund të gjuajë më shumë se një goditje”.

a.m.dita

Share This Article
8 Comments
  • Ramazan Rragami është një kampion jo vetëm për futbollin shkodran por edhe për atë shqiptar. Për mua, një fëmijë nga jugu në fillim të viteve tetëdhjetë, ndër kënaqësitë më të mëdha kanë qënë rezultatet e Shpresave (Shqipëria U21) të asaj kohe me Rragamin trajner. Dheu i lehtë i kjoftë Kampionit e ngushëllime familjes!

  • I qpfte dheu i lehte, po nuk kuptoj perse egzagjeroni kur thoni qe paska qene Rragami qe e detyroi UEFAn te nderronte rregullat. Pash Zotin me verte e keni qe Europa nuk kishte futbolliste te tjere qe i dergonin penalltite te gjitha ne rrjete, e UEFA na qeka tremb prej Rragamit.

  • Ky ishte kohorta romane..Ky nuk dinte terheqje.
    Pa ta ca rrjeten,pa ta bere bira bira,ky nuk dilte nga fusha,.
    Me kapiten Ramazan Rragamin Vllaznia arriti kulmin e futbollit te saj.
    Tek 17 Nentori dihej Lym Alla,tek Partizani Lorja,por tek Vllaznia nuk dihej kush ishte trainer,sepse trainer,organizator,qendersulmues,realizues,penalltibombardues,ishte Ramazan Rragami.

  • Vllaznia Ka pasur dy mbrojtes te mire dhe sportiste shembullore, Rragamin dhe pas tij Zmijanin. I qofte i lehte dheu i Shkoder loces. Kete rregullin e penalltise s’è mora vesh. Me nje te goditur beheshin penalltite. S’e gjuanin dy veta njeheresh.

    • Dude e kane fjalen per penalltite qe gjuhen ne fund te lojes kur loja me eliminim ka mbaruar ne barazim edhe pas kohes shtese dhe duhen gjuajtur penalltite per te percaktuar fituesin. Eshte e vertete qe shume vite me pare nuk ishte rregulli qe penalltite duheshin gjuajtur nga lojtare te ndryshem, pra i njejti lojtar mund te gjuante me shume se nje penallti, madje edhe te pesta. Ky rregull u ndryshua, po me duket se ia fusin pak si kot kur thone qe UEFA e ndryshoi kete rregull per shkak te Rragamit, rahmet paste. Llogjika e perdorur eshte qe duke qene fubolli loje skuadre duhet qe fitorja te mos percaktohet nga aftesite e vetem nje lojtari.

  • Ne 72 per kupe republike(2-0Kavaje,2-0 Shkoder) Vllaznia-Besa,Ramazan Rragami gjuajti 7 penallti,,2 nga loja dhe 5 ne shtese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *