Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i skenës dhe i filmit, Marko Bitraku. Aktori vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe mbylli sytë në moshën 64-vjeçare.
Bitraku ka lindur më 15 janar 1951 në Opar të Korçës. Pasi përfundoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve më 1974, nisi punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Z. Çajupi” të Korçës.
Krahas teatrit, Bitraku ka interpretuar mëse 13 role kinematografike. Interpretimi më i fundit i Bitrakut është në filmin “Kronikë Provinciale” më 2009.
Teatri Kombëtar i shpreh ngushëllimet familjarëve të aktorit të mirënjohur. Homazhet do të zhvillohen të premten në TK nga ora 12.00- 14.00.

TE VJEN GJYNAH PER KETE PLEJADE AKTORESH.
NUK MOREN ATE QE U TAKONTE PER KONTRIBUTIN NE ARTIN SHQIPETAR.
Nuk jam i bindur, nese artistet e sotem, apo ata qe do te vijne me pas, do te jene ne nivelin e ketyre qe po ikin kaq shpejt…
Nuk moren ate qe meritonin, aktore qe nuk vijne me…budallalleqe..moren aq sa gjithe prinderit tane. Kjo eshte shqiperia..kaq ofron..ngushellime familjes!
Ngushellime familjes per vdekjen e parakoheshme te bashkshortit,babait e mbare te afermeve te tij.Markoja ishte prototipi i artistit te lindur dhe kete e cfaqte me se miri ne rolet e tij krahas aktoreve te mbrekullushem qe ka nxjere nga gjiri populli yne.Ngushellime familjes nga nje shoku i tij i vegjelise.