Ndahet nga jeta humoristi shkodran, Paulin Selimi. Ai ka ndërruar jetë sot, në moshën 66-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Homazhet në nder të tij do të zhvillohen në teatrin “Migjeni”, ditën e sotme, nga ora 12:00-14:00.
Paulin Selimi është autor i shumë librave humoristikë. Ai i ishte përfaqësuesi më i denjë i humorit shkodran, të cilit i dha mbi 50 vite të jetës së tij. Shumë prej skeçeve më të bukura të estradës shkodrane mbajnë autorësinë e tij.