Kinemaja franceze ka pësuar sot humbjen e njërës prej ikonave të saj. Bëhet fjalë për aktoren Stephane Audran, njëkohësisht bashkëshortja e regjisorit të famshëm francez, Claude Shabrol.
Familja ka dhënë lajmin se Audran është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, shkruan “Le Figaro”.

Ajo do të mbahet mend si një ndër aktoret më sharmante të viteve 70′ si dhe mikja e ngushtë e stilistit të famshëm Karl Lagerfeld.
Stephane Audran lindi më 8 nëntor të vitit 1932, ndërsa në karrierën e saj ajo spikati në filmat: “Le charme discret de la bourgeoisie”(1972), Babette’s Feast (1987), “The Big Red One” (1980) dhe “Violette Noziere” (1978).
Aktorja bëri daljen e saj të fundit publike në vitin 2008 në filmin “La Fille de Monaco”, përkrah Fabrice Luchini dhe Louise Bourgoin.

s.a/dita
