Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare aktori i “Sex and the City”

Ornela

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare aktori i njohur, Bruce MacVittie, i cili u bë i famshëm më së shumti për rolet e tij në “The Sopranos” dhe “Sex and the City”.

MacVittie vdiq në një spital të Manhattan të shtunën dhe lajmin e hidhur e konfirmoi bashkëshortja e tij, Carol Ochs. Ndërkohë, shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.

Karriera e MacVittie filloi në Broadway, ku punoi si mësues i Al Pacinos në prodhimin e vitit 1983 të “American Buffalo”. Më vonë ai mori rolin kryesor.

Ai ka qenë pjesë e shumë serialeve të njohur, si “Miami Vice”, “Sex and the City”, “Oz”, “Blue Bloods”, “Chicago Med” dhe “The Deuce”.

Aktori ka lënë pas bashkëshorten dhe vajzën e tyre, Sophia Oliva Ochs MacVittie.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *