Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori Sotiraq Çili

Ornela

Eshtë ndarë nga jeta paraditen e 20 gushtit në moshën 75-vjeçare aktori korçar, Sotiraq Çili.

Aktori i njohur ka luajtur role të ndryshme në teatër, por kontributin e tij më të dukshëm e ka në kinematografi, ku është aktivizuar në rreth 15 filma, ndër të cilët: “Prita”, “Montatorja”, “Një udhëtim i vështirë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Gjeneral Gramafoni”, “Pas Gjurmëve”, “Vjeshte e nxehtë e 41-shit”, “Kush është vrasësi”, “Rikonstruksioni”, “Kronike e një nate”, etj.

Loja e tij, përgjithësisht është e thjeshtë, me një natyrshmëri që synon të zbulojë sjelljet organike të personazheve, ndonëse në momente turbullirash e mërish gjasat për me shume dramacitet.

Filmi i parë ku ai mori pjesë ishte “Flamur me dallgë” në vitin 1970. Sotiraq Çili u lind në Korçe, më 15 mars te vitit 1942.

Mbaroi Institutin e Larte te Arteve per aktor në Tiranë dhe për shumë vite ka qenë aktor i teatrit “A.Z. Çajupi” te Korçes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *