Luftë me sëmundjen e rëndë/ Shuhet në moshën 79-vjeçare poeti i njohur vlonjat Lefter Çipa, mjeshtër i madh i polifonisë Labe

Ornela

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare poeti vlonjat, Lefter Çipa.

Mjeshtri i Polifonisë labe, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai ka lënë pas një krijimtari të gjerë në libra e tekste këngësh.

Lefter Çipa është një ndër poetët më të shquar shqiptarë në vitet 1970-2008. Autor i 18 librave të botuar me poezi dhe një kolane në proces redaktimi për botim. Ndër librat më të qarkulluar të këtij autori me poezi janë : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurise”, ” Flet princi i polifonise”, ” Engjej te polifonise”, ” Vij nga drita”, “Endrra neper duar”, ” Njerez me drite” etj.

Konsiderohet “princi i sotëm” i polifonisë shqiptarë. Autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve më këmbëngulës të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit. Autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike si ai i Pilurit (udhëheqës artistik i të cilit ka qenë për mbi 40 vjet, grupet polifonike të Himarës, Bënçës, Dhërmiut, Gjirokastrës, Vlorës, Lapardhasë, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.

Lefter Çipa konsiderohet si autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore si “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.

Ky autor ka qënë pjesmarrës me krijimet e veta në 6 Festivale Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë duke qënë i lauruar në çdo Festival Kombëtar.

Lefter Çipa ka botuar një numër të shumtë artikujsh për autorë dhe përfaqësues të shquar të letërsisë kombëtare shqiptare. Ka një arkiv të pasur me dokumente që flasin për fondin autentik të vlerave polifonike shqiptare në Bregdetin e Himarës dhe zonat e tjera arbërore. Shumica e personaliteteve më të shquara të kulturës, mendimit dhe kërkimit shkencor kulturologjik kanë përcjellë vlerësime dhe publikime të rralla vlerësuese për veprën, kontributin dhe vlerat shumëplanëshe të këtij autori dhe organizatori të shquar të veprimtarive polifonike dhe folklorike shqiptare në gjithë hapësirën.

Lefter Çipa mbahet mend si bashkëorganizatori dhe autor i teksteve te trios së famshme Vlonjate. Ai është burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori.

Eshte nderuar me çmime dhe dekorata, nder te cilat me me te larten “Nderi i Kombit”

o.j/dita

Share This Article
20 Comments
  • Nje njeri qe i shtoi vlerat kulturore dhe artustike popullit te tij.Vertet “Nder i kombit”. I qofte dheu i lrhte.Familjes ngushellime. Kam besim se. ka lene ndjekes te perkushtuar ne vazhdimin ?e misionit te larte..

    Fahri Dahri 18/02/2021.

  • Folklori ne vitet 70-80 mori trajten e garave dhe ndeshjeve.
    Festivalet lokale dhe Festivalet e Gjirokastres u shnderruan ne Arene,ku perlesheshin Rrethet,Krahinat,Fshatrat per te fituar Trofene.
    Mesuesit e fshatrave,pergjegjesit e vatrave te kulture,shefat e agjitpropit u mobilizuan te sajonin dithirambe,melodi,valle te stisura,kostume te panjohura.
    Itille ishte Grupi i Pilurit,grupi i Bences,Ansamblet me 30 cifteli te Lezhes,Kukullat me skafandra kozmanautesh te Kukesit,Mirdites etj.
    NUK I KA PASUR FOLKLORI TRADICIONAL SHQIPTAR KETO.
    Shqiptaret po hyne ne gare ne folklor,ne dazma,ne ziafete,ne Raki,,o do te vdesin nga Rakia,o do te perleshen e do rrihen me njeri tjetrin.
    Kenga masovike e grupit te Pilurit ne vitet 70-80 eshte PERCUDNIM i kenges origjinale te Laberise.
    Nuk ka tradita e Laberise grupe mixe,zera femerore te futur mes grupit te burrave,qe cirren me sa i mban gurmazi per tu dukur.Kjo semundje u perhap nga Piluri ne grupin e Bences dhe sot ,per te degjuar kengen e Tradites Labe duhet te kerkosh rregjistrime te vjetra te Radio Tiranes te viteve 50,kur nuk kishte lindur kjo flame qe infektoi gjithe melosin dhe vallen e kenduar te Laberise.
    Folklori nuk eshte cpikje Rracionalizime.
    Edhe kenga dhe Vallja e kenduar labe qytetare mbetet deri tek Xhevat Avdalli
    Keta te tjeret me mjeker dhe pa mjeker le te cudisin greket,se atje nuk pyesin shume per cilesine,mjaft qe te quhen Vorioepirote.

    • O demo me “d” te vogel. Per cdo mendim qe ke shkruar mund te kesh te drejte, aman te lutem demo kur ben edhe si kritik arti me mire rri e lexo ndonje koment qe shkruajne te tjeret se dicka mund te mesosh edhe ti… More vesh derman.. Keshtu te keqen o demo me ‘d’ te vogel

    • Respekt te Madhit Lefter Cipa! Se bashku me Dhimiter Varfin dhe Neco Muken jane tre korifenjte e polifonise Himarjote!
      U prefte ne paqe, ne ate Pilurin e tij te dashur, ne ate ballkonin e bregdetit dhe te njerzeve te shquar! Gjithe krijemtaria e ketij gjeniu, gjithe folku dhe kenget e bukura te bregdetit tone dhe te gjithe Laberise na shoqerojne kudo ku jetojme ne mergim dhe na bejne te ndihemi sadopak prane vendit tone, prandaj Faleminderit me perulje e te qofte dheu i lehte!

      Dy fjale per demon me lart: kesaj radhe ne vazhden e marrezine qe shpesh here te shoqeron ke marre edhe atributet te percmosh ate pune te madhe qe ka bere tanime i ndjeri Lefter Cipa, e jo vetem po gjithe polifonine e Bregut dhe Laberise!! Dhe e ben me nje fare racizmi, se pari:kundrejt zerit femeror(!) te Erminomi Merkurit,Katina Belerit,Florika Thanasit qe jane zeri dhe krenaria e Himares…apo te grupit te Pilurit dhe atij te Bences(ketu e marr me mend se c’te mundon me Golik Jaupin)…..dhe se dyti: Greket s’kane perse te cuditen(!), mos te te haje meraku se nga vargjet e Neco Mukes,Lefter Cipes,Petro Markos,Llambro Rucit te interpretuara nga te paharruarit Dhimiter Varfi, Koco Cipa,Andrea Dhimojani, Theodhori Goro etj, aq mjeshterisht Shqip, cilesine e tyre e ka votuar publiku mbare-Shqiptar me sa e sa cmime te ndryshme!
      Si nje njeri, me prejardhje nga krahina e Himares me duhet te ta them o demo(me detyrove) se fisi i Cipajve eshte edhe me Shqipetar nga ty!

  • “demo” Do i tregosh ti pilurjoteve se si te kendojne kengen e tyre? Po ti o filozof e ke idene (perjashto politizimin ndonjehere), qe kur kendon nje fshat dallohet nga fshatra te tjere dhe nuk jane te gjithe njesoj,,, pavaresisht ndonje testi politik te kohes, dhe nuk ishin te gjitha politike, kishte mes tyre kenge qe i kendonin vajzave me nje ngrohtesi dhe origjinalitet unik nga fshati ne fshat…. Benca nuk kendon si Piluri dhe Terbaci psh. ,(dhe kjo vlen per cdo fshat te laberise), duhet te jesh nga ato ane qe ta kuptosh, ose duhet te jesh o i semure o injorant te perpiqesh te zvogelosh apo nenvleftesosh punen dhjeteravjecare te rapsodeve nga jugu ne veri, nen petkun e luftes kunder komunizmit…… Personalisht jam nje ish student i dhjetorit 90, qe u ngritem dhe beme ate qe duhet te bejne vazhdimisht te rinjte, dmth te shkundin nje shoqeri per ndryshim rrenjesor, pavaresisht se si u katandis me vone levizja, por nuk mund te ulim ketu se na do qefi ne, punen e apasionuar te dhjetera mijera kuadrove te asaj kohe (duke hequr ketu lloj lloj karieristesh me teser partie)…. Vetem se urrejme komunizmin,, edhe ne ato kushte u punua zoteri dhe u punua shume dhe me pasion dhe atdhedashuri nga njeres qe ketij vendi sì kane munguar kurre……………. Prandaj respekt per Lefter Cipen dhe per shume te tjere qe mbajten gjalle traditen e bukur, pavaresisht regjimit… dhe perpiqu te jesh objektiv por ndoshta eshte kohe e humbur nga ana ime

  • Aq e larte sa eshte CIKA,/ Aq i larte eshte Lefter Cipa,/ Vjershat si bredha dhe pisha,/ Do blerojne ne vape e ngrica./ Nuk vdesin burrat e penes,/ Nuk shuhen bilbilat e kenges,/ Ata jane mbreterit e skenes,/ Ata jane bekim i NENES.

  • Percilleni Lefter Cipen me kengen”–Kenget e atdheut tim , jane ilac ,jane sherim–”
    Prehu ne paqe , o Lefter i kenges Labe ,sepse ti nuk mund te krahasohesh as me Bilbila as me Kanarina ;Ti je Lirija e kenges Labe ,Ti jeton ne kengen Labe!
    Ngushellime familjareve!
    Fatmir Xhamallati!

  • Patriot ne gen e ne rrenje
    I pa perseritshem ne pene e ne kenge.
    U nda nga kjo jete Bregasi i madh Lefter Cipa per te mbetur i shkruar emri i tij ne perjetesi.E kam njohur Poetin qe ne moshen e rinise duke shijuar embelsine e vargjeve te tij kur i drejtohej ndjenjes se dashurise dhe forcen prej rrebeshi te ketij vargu ne mbrojtje te tokes arberore dhe te drejtave sovrane te popullit shqiptar ne pergjithesi e atij te Bregdetit ne vecanti.Ne nje gare titanesh me rapsode te tjere te krahines se Vlore e me gjere nga jugu ne veri krijuan vargje dhe kenge lapidare kenduar nga grupet polifonike me te njohura te vendit.Ngushellimet me te ndjera familjes,shokeve dhe miqve te tij te shume ne Shqiperi dhe ne diaspore per kete humbje te rende dhe te pa zevendesueshme.
    I pa harruar per jete kujtimi i tij
    Jim Bregdeti Toronto

  • Jo prej politizimit,,politizimi eshte tjeter histori.
    Grupi i Pilurit eshte nje shkaterrim i struktures se kenges labe,qofte edhe asaj Himariote.
    Polifonia e Toskerise ka rregulla,,Ka marresin,ka kthyesin,ka hedhesin dhe korin(ison).Keto e bejne te paarritshme ne bukuri kengen polifonike shqiptare.
    Grupi i Pilurit eleminoi strukturen tradicionale te kenges labe,qofte te asaj Himariote,guke e kthyer ne nje kor pa rregulla,ku 3-4 zera femerore shqyheshin e cirreshin per t`u dukur.
    Nuk kam asnje verejtje per Golik Jaupin.Ajo qe une nuk duroj dot,si terjaqi i polifonise se tradites qe jam,,eshte CJERRJA E PAROS.Une nuk duroj dot PISKAMEN E PAROS,qe mundohet te eklipsoje gjithe ison e burrave.
    Ne traditen Labe nuk ekzistojne grupe mixe.
    Kenga e burrave eshte kenga e burrave,,nuk ka gra midis.Edhe Vallja e kenduar e burrave te
    Laberise,,ndryshon krejt nga vallja grarishte.
    Grupi i Pilurit nuk eshte risi ne kengen labe himariote,.Eshte banalizimi me i keq i tradites se Bregut,kesaj polifonie virtuoze te perfeksionuar ne shekuj.Degjoni Grupin e pleqve te Himares,,Degjoni Nase Labin,,Moj Neperka pika pika dhe krahasojeni me tallavane e grupit te Pilurit ne vitet 70-80.

    • Edhe pse nuk i pëlqej komentet e Demos këtu jam dakord me Të .
      Kurrë s’më ka pëlqyer Grupi i Pilurit dhe i Bënçes .
      Por pikët e mia maksimale ja jap Grupit tê Tërbaçit , Tragjasit , Dhimitër Varfit , Neço Mukës , Xhevat Avdallit të cilët janë SINFONI .

  • I qoft dheu i leht humbem nje patriot te vertet po iken brezi me i mir i kti vendi ngushellime familjes , falimderit per punen e palodhur per polifonin shqiptare te jugut do kujtohesh gjat per punen tende ne sherbim te njerzve , te qoft dheu i leht .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *