Ndahet nga jeta Ofelia shqiptare

anazapta

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja Afërdita Taçi. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar. Përcjellja për në banesën e fundit është bërë të dielën më 3 mars, nga familja. Afërdita Taçi lindi në Berat në vitin 1932. Ajo mbahet mend nga shikuesit për rolet e saj në skenën e teatrit për shumë vite me radhë. Afërdita ishte një nga aktoret më të çmuara dhe të vlerësuara në periudhën 1954-1965. Ajo ka luajtur rolet e personazheve kryesore në vepra të vëna në skenë si “Hamleti”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Borgjezi fisnik”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Shtrëngata”, “Mbi gërmadha”, “Kopshti i Jargavanëve”, “Nderi i familjes”, “Shok klase”, “Familja e peshkatarit” etj… Afërdita Taçi mbetet e paharruar për rolin e Ofelisë në tragjedinë “Hamleti” të Shekspirit.

Share This Article
2 Comments
  • Ngushellime familjes dhe te afermeve. Ndonese nuk e kemi pare ne skene, kontributi i saj mbetet nje vlere per skenen shqiptare. I qofte dheu i lehte!

  • Ngushellime familjes (djalit te saj te vetem qe mezi e rriti Jetim). Zoti e prehte ne paqe te perjeteshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *