Ndahet nga jeta publicisti Arben Xoxa

Leda Hysa

Është ndarë papritur nga jeta publicisti dhe botuesi Arben Xoxa.

Arben Xoxa lindi në Tiranë më 1 maj 1952, djali i Dhurata dhe Jakov Xoxa. Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Më pas punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, duke i qëndruar pranë dashurisë së tij më të madhe profesionale, librave.

Që në rini e deri vonë ishte i angazhuar në shtypin vendas dhe të huaj, duke botuar qindra shkrime dhe studime, dhe i mirënjohur si një prej personaliteteve të spikatura të mendimit kritik shqiptar.

Gjithmonë patriot, gjatë viteve të fundit u tërhoq nga shtypi dhe iu përkushtua botimit të veprave ndriçuese mbi historinë dhe çështjen shqiptare.

Arben Xoxa pati një familje të qetë dhe shumë të lumtur. Ndërroi jetë ne krahet gruas së tij Valbona dhe vajzës së tij Ajola Xoxa!

Homazhet do te zhvillohen te henen ora 10 prane Akademise se Shkencave tek Biblioteka!

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • Ngushellime familjes per kete vdekje te shpejte.
    Bir i denje i familjes Xoxa, i prinderve te tij te shquar dhe njeri studios , me personalitet, qe kjo kohe nuk arriti ta ngaterroje ne votbullen e saj te turbullt, por i qendroi besnik edukimit te tij.
    Ngushellime

  • Ngushellime, familjet! Nderrimi I jetes se te ndierit, Arben, kane pesuar humbje familja. kultura shqiptare dhe atdhetarizmi i kombit shqiptare. Personaliteti, vlera dhe kontributi i tij mbeten te pazevendesueshem. Ndieva dhimbje, kur e degjova, se ka nderrusr jete djali i profesorit tim dhe i shkrimtarit te madh e te shquar, Jakov Xoxe dhe i mesueses se talentuar, Dhurata! U mprehte ne paqe Arbeni bashke me prinderit e tij te shquar! Tefta Cami

  • Mesova me dhimbje te thelle ndarjen e parakoheshme nga jeta te Arben Xoxes, njerit prej dy djemve te talentuar te familjes se shquar te Jakov e Dhurata Xoxes. Arbeni fisnik e intelektual i mirefillte kishte trasheguar cilesite me te mira e virtutet me te bukura te nenes Dhurata, studjuese, kritike e pedagoge e letersise, dhe babait, Jakov Xoxes se madh, profesorit tim te dashur, te paharruar e te mrekullueshem te Teorise se Letersise dhe prozatorit kulmor te letersise shqipe. Do ta kujtoj gjithnje zerin e embel dhe buzeqeshjen e çilter te Arben Xoxes. I shpreh ngushellimet e thella familjes se tij. Refik Kadija

  • Arben Xoxa nuk ka qene ndonje intelektual I kalibrit te larte po njeri I zakonshem. Homaxhet qe u bene tek Akademia e Shkencave per te ishin nje buqete per Erjon Veline dhe Ajola Xoxa per te thene qe jane me gene shkencetaresh dhe jo hajdutesh si ky nastradini qe komandon Bashkine Tirane fale lepurjes qe I ben Edi Rames.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *