Ndahet nga jeta regjisori shqiptar Fabit Beqiri

Amelda Amelda

 

Ndërron jetë aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur Fabit Beqiri.

Lajmi i trishtë bëhet me dije nga miq dhe të afërm përmes postimeve në rrjete sociale.

Miku i tij, Genc Demiri shkruan:

“Ike o Fabit Beqiri dhe kjo ikja jote vërtet na dhëmbi shumë.

Na pikëlloi lajmi i hidhur qysh në mëngjes kur Iliri yt na njoftoi i përlotur, Pipilua na la…!

Na dhëmbi ikja jote or burrë, sepse na iku një këshillë e mirë, një zë i dashur, një dorë e ngrohtë, një mik i vyer…!

Por jeta qënka e tillë, dhe pazare midis saj e vdekjes nuk u bëkan, ndaj dritë u bëfsh në të përtejmen e gjithësisë o Fabit Beqiri.

Qofsh i parajsës”.

I ndjeri njihej edhe për vargjet e famshme të portokalleve: “Nën një portokalle moj të ndala unë ty; lulet e limonit moj të binin mbi sy…”.

 

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ndjese paste. I gjette shpirti paqe ne ate bote, se ketu ne Shqiperi lulet e limonit jane thare, se lulezojne drogat.

  • Ngushellime familjes! Respekt per vlonjatin e hershem, qytetarin dhe poetin e nderuar. Dalngadal Vlores sone te dashur po i humbet identiteti, po ikin qytetaret e nderuar dhe po u bashkohen te shumteve. Ne, femijet e miqve te tu, do te te kujtojme me shume respekt e dashuri, pasi Ju jeni krenaria e qytetit tone.Kur te kaloj ne Vrenez do te pershendes, se shpirti yt nuk mund te largohet nga ato mure guri 100 vjecare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *