Ndahet nga jeta shkrimtari Betim Muço

Bledar Lumani

Profesor Betim Muço njihet si autor i shumë librave me poezi dhe prozë, ndonëse me profesion ishte sizmiolog. Pas zhvendosjes në SHBA në vitin 2001, ai i shumëfishoi forcat në fushën letrare. Librat e tij njihen për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin, për stilin elegant dhe fjalën e qëlluar. Familja tha se ai ishte duke përfunduar një roman të ri par se të ndërronte jetë.

Poezia e Betim Muços është përkthyer në disa gjuhë të botës, ndërkohë që ai vetë ishte një shqipërues i talentuar. Profesor Muço ishte i pari që solli në shqip tregimet e nobelistes Alice Munro, para se ajo të nderohej me çmimin e madh.  Ai ka dhene kontribute veçanërisht në shqipërimin e të James Joyce-it dhe Vladimir Nabokov-it. Betim Muço ka qenë fitues i disa çmimeve letrare kombëtare në Shqipëri.

Nga 1974 deri në 2001 Betim Muço punoi si sizmolog ne Institutin e Sizmologjisë të Akademisë së Shkencave në Tiranë, ku fitoi gradat Kandidat i Shkencave dhe Doktor i Shkencave e më pas titullin Profesor.
Veç krijimtarisë letrare origjinale dhe publicistikës ka përkthyer në shqip një sërë autorësh si Grin, Bellou, Mishima, Munro, Xhojs e Nabokov.

Edhe  në SHBA, Profesor Muço vazhdimisht merrte pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kontribuonte për shkencën në forma të tjera.

Betim Muço kishte mbaruar studimet në fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë dhe për shumë vite ka qenë drejtuesi i Rrjetit Sizmiologjik të Shqipërisë.

Ai lë pas bashkëshorten, dy vajza dhe një djalë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *