U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare shkrimtari dhe studiuesi i njohur Betim Muço, një personalitet me kontribute të shquara në letërsi dhe shkencë, në veçanti në fushën e sizmiologjisë.
Vdekja e tij është një humbje jo vetëm për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë, por edhe për shkencën e letërsinë shqiptare.
Betim Muço ka lëvruar prej shumë vitesh poezinë, tregimin dhe romanin, duke tërhequr vëmendjen dhe vlerësimet e publikut dhe kritikës me realizmin dhe nivelin e krijimtarisë së tij shumëvëllimëshe.
I shquar është kontributi i profesor Betim Muços në shkencën e sizmiologjisë, si punonjës shekncor, ish-drejtor i Institutit Sizmiologjik dhe autor punimesh e referatesh me audiencë kombëtare dhe ndërkombëtare.

——————————————
Po ikin te gjithe intelektualet …
kur shume prej tyre jane larguar qysh para 25 vitesh te “Demokraci-Rrumpale”,
Shqiperia eshte tronditur nga
zbritja pa kontrroll e provincialeve ne qytete,
rrembime tokash,
armatosje,
piramidat,
shkaterrimet,
vjedhje,
doroge,
vrasje,
divorse dhe degjenerim-provincial.
Te vjen te qash si e katandisi Shqiperine “kucedra” malesise krimineli Sali Bisha.
————————————————————————————————————-
Anonim? Ashtu ka ndodhur vërtet. Po zhvishet nga truri dhe po mbin “njeri huri” në këtë vend. Ngushëllime familjes së Betim Muços. E mendoja më të madh por paska qënë i ri ? U fol për të shoqen si Guvernatore banke por ku të lë mafia këtu? Nderime për të ndjerin!
Ngushullime familjes.I tille ishte Betimi sic eshte shkruar.
Betimin e kam njohur ne zbor. Ishim te dy oficere rezerviste. Shume i qete dhe me shume kulture. Me kujtohet se e pinte shume duhanin me llulle. Ishte shok i ngushte me njohesin e madh te kultures gjermane Robert Schwarz qe ishte njekohesisht Poet dhe perkthyes i shkelqyer i gjermanishtes. Paka patur moshen time.
Nuk e di se pse mu kujtuan disa thenje te njerezve te medhenj per vdekjen :
Falenderojme perendite kushdo dhe kudo qofshin, qe edhe perroi sado i vogel ( jeta ) me ne fund ne det ( vdekje ) shkon e prehet. Xhek London
Asnjeri nuk e njef vdekjen. Asnjeri nuk e di ne se kjo eshte dhurata me e madhe per njeriun. Sokrati
Jeta eshte si nje tren i terbuar, qe edhe ai vete nuk e di se ku shkon, ne cdo dite ai ka nje stacjon ku disa hypin dhe disa zbresin.
Vdekja eshte shpikja me e madhe e jetes. Steve Jobs
Frika nga vdekja esthe nena e te gjtha feve. Irvin Yalom
Qe te jem i sinqerte une kam frike nga vdekja por nga ana tjeter ne se njeriu eshte plak dhe i semure ( une deri tani jo ) ndoshta eshte e drejte thenia e Nices : “Lavdi zotit qe edhe pleqeria ka nje fund”.
M.gj.se nuk e njof familjen e Betimit, i shpreh asaj ngushellimet e mija me te thella. Mire u pafshim mik !