Ndahet nga jeta shkrimtari Skënder Hasko

anazapta

Ndahet nga jeta shkrimtari i dashur për fëmijët, Skënder Hasko. Autori i dhjetëra librave për fëmijë ka ndërruar sot jetë në moshën 77-vjeçare. Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në Dukat të Vlorës, vendlindja e tij. Hasko vitet e fundit ka mbajtur pozicionin e redaktorit të botimeve për fëmijë në Shtëpinë Botuese “Toena”. Ai është i njohur për lexuesit e të gjitha moshave. Janë me mijëra njerëzit që janë rritur me veprat e tij, një pjesë e të cilave janë ekranizuar. Një ndër më të njohurat është filmi “Një gjeneral kapet rob”. Hasko mbahet mend edhe për përkthimet e tij me vlerë nga rusishtja, greqishtja etj. Ai ka fituar disa çmime për krijimtarinë dhe përkthimet.

Skënder Hasko ka punuar në revistën “Hosteni”, në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, kryeredaktor i revistës “Pionieri” dhe drejtor i Teatrit Kombëtar të Fëmijëve.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *