Ndahet nga jeta Artisti i Popullit, Gaqo Çako.
Simboli historik i operas dhe baletit shqiptar u shua në moshën 83-vjeçare.
Njoftimi për ndarjen nga jeta të Artistit të Popullit, Gaqo Çako është bërë nga TKOB dhe në rrjetin social Facebook.
“Lamtumirë simboli historik i operas dhe muzikës shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Çako. Me hidhërim të thellë bëjmë me dije se pak minuta me pare është ndare nga jeta në moshën 83-vjeçare tenori virtuoz, simboli historik i muzikës operistike shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Çako. Mjeshtri i madh u shua në shtëpinë e tij në Tiranë. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegeve të Gaqo Çakos – “Nderit të Kombit”, shkruhet në njoftimin e TKOB.
Kush ishte Gaqo Çako
Gaqo Çako ka lini më 24 Janar 1935, dhe mbante titullin Artist i Popullit.
Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, ishte i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj.
Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova.
Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.
Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer.
Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.
a.s/dita

Ah, i madhi Gaqo. Vdekja te largoi fizikisht, por ti ja sigurove vetes perjetesine ne memorjen e ketij kombi.
https://youtu.be/RpRwNKxlCu4
Ngushellime familjes se mrekullueshme. Fatkeqesi per kombin shqiptar. I pavdekshme jeta e vepra e tij . Po I kin kombit artistet e medhenj. A do te perseriten ? …?…….
I madhi Gaqo! Tekste dhe muzike e paperseritshme
!https://youtu.be/c6EByyPlkrg
Mikut te vjeter, Gaqo Cako ! U njohem sebashku ne nje
toke te larget me te ndjeret Gaqo Cako dhe Mentor Xhe
mali,si dhe me pianisten Lola Gjoka…….!
Gaqo do te mbahet mend ne skenen shqiptare si tenori
nga me te medhejt qe prodhoi shekulli i kaluar dhe ky
fillim shekulli.Talenti i tij u admirua jo vetem ne Shqiperi,
por edhe ne skenat boterore, qe meritoi plotesisht titujt:
“NDERI KOMBIT”, ” ARTIST I POPULLIT”
Ndjehem thellesisht i hidheruar me humbjen e nje artisti
te madh qe i dha aq shume skenes shqiptare pa preten-
duar asgje. I perjetshem qofte kujtimi i tij. I shpreh fami-
ljes se te ndjerit Gaqo ngushullimet e mia me te ndjesh-
me.
Doni
Me cfare po shifet jo artiste te medhenj.Por asfare artiste.Muzika dhe kangetaret shqiptare kane ikur me vakt e me kohe nga tabani i folklorit shqiptare.Cdo gja ka hyre ne rrugen e degjenerimit nga mbisundon paraja dhe jo ndjeshmeria e endjenjave te gezimit e te hidherimit qe karkaterizon folkun e kombit.Muzika krijohet bjeri ti bijme dhe kanga te kendojme te mos rrijme shurdher.Bile,a ka ma mire,t’na shurdhoje nga qe nuk na krijon kurrfare emocioni ne ndjenja e ne shpirt.
Ngushllime njeriut qe iken kur nuk duhet te ike dhe qendrojne ato qe nuk duhen te bajne hije mbi toke.Perendia tregohet teper i pa drejte me keto perllogaritje kush meriton jeten dhe kush nuk e meriton te jetoje.
Perseri ngushllime por Gaco Cakon do e kemi prane derisa te shuhet vete Dafina e te mos kete ma gjethe per tu keputur.Gja qe nuk ndodhe.Gacoja do jetoj me ne,ne shpirtin dhe zemrat tona pa pushim.
ngushellime familjes! Eshte dhe mbetet i pavdekshem Gaqo Cako, me zerin qiellor dhe perkushtimin artistik.
I paharuar qofte kujtimi i ikones operistike shqipetare Gaqo Cako! Ngushellime te siqerta familjes nga USA.
Shkoi dhe nje tjeter artist I madh dhe dinjitoze. Po Vera qe ka lene pas e ka bere te pavdekshem. Ngushellime familjes.
Nje ze i rralle dhe ndoshta i paperseritshem i skenes se kenges! U rritem dhe u edukuam me ato perla, qe i nxorri koha dhe u interpretuan nga mjeshter te medhenj!
Gaqo Cako i la Shqiperise trashegimine me te shkelqyer ne interpretimet e tij.,qofte te asaj operistike qofte ate te lehte.Shkelqimi i tij ne skene ishte unik dhe krenari e merituar per muziken shqiptare te para-nentedhjetes.
Nganjiher ne raste te Tilla , perball Figurave kaq te medha
te Artit e njereiut te mrekullushem eshte e veshtire
te gjesh fjalet e duhura .
Prehje ne paqe Artistit te Madhe .
Ngushellime Familjes …
Nje legjende e artit shqiptar iku por mbetet ne perjetsi.
Artiste sa Njerz si Gaqo Cako-nuk vdesi kurre!
Dhimbie kemi pasur e do te kemi/Dhimbia per artistin e Madh e te rralle Gaqo Gako.Ai na la dhimbie fundore gjithe populit shqiptar,sa famillies,qe e rriti Ai Popull e nje jete e mbajti prane ,Pemeti i Mentor Xhemalit, i thote lamtumiren e fundit;djalit te tij kengetarit te pa shoq me se pari NJERI i rralle.
I perjetshem kujtimi tij.Nje jete mete, si bashkekohes e bashkemoshatar,sa pasionant i vepres tij .
Ngushellime families dhe dashamiresve te tij ,
Guri Naimit D,(Dh Xh)
Gaqo Cako, zeri i shkelquer dhe bashke kohor i skenes dhe diturise Shqiptare. Ngushellime familjes.
https://www.youtube.com/watch?v=qz5dmo0-0FY Rahmet paste ky KOLOS i artit Shqiptar.
Me i arrirre nuk behet nje Artist.Emer i perjetshem ne historine e Artit Shqiptar.
Ishte Vigan e jetoi ne kohen e Viganeve.Vepra e tij do te mbetet perjetesisht ne memorien e popullit Shqiptar.Nje nga Viganet e fundit te ketij populli.I paharruar qofte ky emer i madh.Respekte per kete
Vigan edhe ngushellime familjes.