Ndahet nga jeta violinisti Ibrahim Madhi.
Madhi ndërroi jetë sot, në moshën 68-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Me një karrierë 50-vjeçare, ai është nderuar me çmimin “Artist i Popullit”.
Kryeministri Rama, në një status në rrjetet sociale, e cilësoi Madhin “mik i mirë kohësh të vjetra”.
“Ibrahim Madhi, mik i mirë kohësh të vjetra, violinist e pijetar virtuoz iku pa zhurmë duke lënë pas shijen e muzikës e të bisedës pa zhurmë”, shkruan Rama.
U nda shume i ri nga jeta, ngushellime familjes dhe miqve te tij, ngushellime edhe orkestres se televizionit shtezeror, ku Ibrahim Madhi, kaloi jeten e tij artistike.