Ndaj i dhemb koka Anës dhe është lodhur

redaktor

Letër e nënshkruar

Vasil Puci

 

Ana, motra jonë, fëmijë e një prej viktimave të 21 Janarit, kur e pyetën çfarë kërkon, u përgjigj: Jam e lodhur… shumë e lodhur. Ne po lodhim motrat tona që kërkojnë drejtësi. M’u kujtua ky çast për të përtërirë në kujtesë të madhin Kolë Idromeno kur pikturoi motrën Tone sa kishte ardhur nga Italia për pushime në Shkodër. “Jam e lodhur Kolë, nuk të pozoj dot.” Koha e bindi dhe bëri atë që motra, dhe pse e lodhur, sot po shëtit cepave të botes si piktura më e kërkuar.

E tillë është edhe fotografia e Anës. Po çfarë i lodh motrat tona në periudhën që jetojmë? Ju vrasin prindërit në bulevard sikur Pinoceti në Kili, i lënë pa punë, i denigrojnë. Qeveritarët e korruptuar dhe drejtësia jonë janë skalioni i parë që vrasin ëndrrat e motrave dhe grave tona. Ato janë të parat të papuna, më të diskriminuarat në familje. Merrni me emër dhe mbiemër çdo deputet, çdo prokuror për të pyetur dhe ndihmuar për jetën e motrave tona. Ata kanë mendim feudal për motrën dhe gruan, duket se e kanë në gen. Po e shpjegoj. Motra Parashqevi Qiriazi kur kërkonte të unifikoheshin mendimet në Paris, Myfyt Bej Libohova i foli pa doreza:- Dëgjo Parashqevi: Mua më dhimbset sefte çifligu, pastaj fëmija, pastaj Libohova, pa pastaj Shqipëria. – “Epo mos thuaj të plastë koka!”, shkruan ajo në 9 qershor 1919.

Prandaj i dhemb koka Anës dhe është lodhur. Deputetët, qeveria dhe drejtësia kanë trutë e Myfytit. Tani po e kuptoj pse qanë shqiptarët kur u vra Katani.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *