Bedri Islami
Lulzim Basha ka hyrë në një përsëritje të fushatës elektorale, por tani krejt i kundërt me atë që ishte në herën e parë. Si duket, shkurtimi i personelit izraelit dhe presioni i radikalëve brenda partisë së tij dhe i paneleve ekstremistë, që nuk e kanë pasur kurrë hallin e tij, ka kthyer portretin e njeriut që ka të njëjtën shkollë politike, si pararendësi i tij.
Askush nuk e di tashmë: do i njohë apo jo zgjedhjet e 25 prillit shefi i opozitës, Basha; as ai vetë dhe as ata që rrinë afër tij. Në diskursin e tij politik, ku kanë zënë vend përsëri termat burgosje dhe masakër zgjedhore, ai ka premtuar se zgjedhjet nuk do të njihen. Në të njëjtën kohë ka premtuar se lufta do të vazhdojë më tej, kudo, në parlament, në rrugë, përmes dosjeve, ankimit ndërkombëtar, protestave.
Nëse nuk i njeh zgjedhjet dhe shkon në parlament , këto e përjashtojnë njëra tjetrën. Nuk mund të shkosh në një vend që nuk e njeh dhe nuk njihesh. Nuk mund të jesh njëkohësisht në dy kuaj; edhe në kalin e markmarkëve, që janë për rrugën radikale, edhe në kuajt e të arsyeshmëve, që duan të jenë pjesë e parlamentit të ri, pasi e dinë se çfarë ndodhi me fajin fatal të Bashës, duke u vetëpërjashtuar nga parlamenti.
Ndaje mendjen, Lul: zgjidh njwrën rrugë. Nëse do të futesh në parlament, dhe shtatori është afër, ruaju nga thirrjet patetike dhe zemërimin e të “të shumëduruarit”, pasi gjithçka mund të kthehet në një farsë politike.

Nëse nuk do të futesh në parlament, duke mos njohur zgjedhjet, kjo nuk do të jetë një rrugë e re, e zbuluar nga ti; kjo është një rrugë e nisur që nga parlamenti i parë pluralist, kur, pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991 dhe vrasjeve të katër demonstruesve në Shkodër, me 2 prill të atij viti, PD-ja nuk hyri, bëri vetëm një deklaratë përmes shefit të grupit parlamentar, Ceka dhe shkoi. Ky i fundit, pak ditë më pas shkoi te Ramiz Alia për të shfryrë dufin e tij antiberishist.
Atë botë Luli ka qenë ende i ri, viti 1991 dhe , megjithë “përbetimin e tij si demokrat” që në moshën 8 vjeçare – hajde mbushja mendjen dikujt, dhe ndoshta nuk e di se u ngrit një komision parlamentar, i drejtuar nga një figurë e PD-së, deputeti Musliu, dhe doli me disa konkluzione të rëndësishme, të cilat e shpinin dorasin aty ku vetë PD-ja do e gjente disa vite më vonë.
Mos hyrja në parlament, do të thotë vërtet mos njohje e zgjedhjeve, por edhe do të ishte përjashtimi i dytë i opozitës nga strukturat e jetës politike, kalimi i saj në margjinat e vendimmarrjes, mos-kontrolli i plotë i qeverisjes dhe rreziku që salla të mbushet nga skuadra rezervë, që ende nuk është provuar dhe që lehtësisht mund të joshet nga pushteti.
Kthimi i Bashës në llogoren e vjetër, të përjashtimit, kërcënimit dhe mburramendjes nuk është e papritur. Ka disa shkaqe që ndodh e njëjta gjë dhe përse pas-zgjedhjet e vitit 2021 ngjajnë në disa qëndrime me humbjet e mëhershme.
Basha ka humbur në 5 përballje politike ndaj së majtës. Shenjat janë që, duke mos mësuar nga humbjet, të humbasë edhe shumë herë të tjera. Atëherë përse ai, rishtas i vetëm, po synon të ngrejë gjithë këtë stuhi në një gotë të vetme, që edhe kështu është e mbushur në gjysmë?
Është e vërtetë që në duart e Edi Ramës, pra të shumicës qeverisëse janë mbledhur disa pushtete që nuk ishin menduar të jenë në një dorë dhe kjo krijon autokracinë e pushtetit, më të rrezikshme se në ndarjen e pushteteve.
Por, duhet pranuar se shumë prej pushteteve që janë grumbulluar në duart e shumicës qeverisëse, më shumë janë dhuruar se sa janë grabitur.
Përmes braktisjes së parlamentit, përjashtimit nga të qenurit faktor dhe pjesë e ngritjes së legjislacionit, të kontrollit dhe të ushtrimit të të drejtave, opozita e la gjithë fushën e lirë për të kaluar pushtetet, njëri pas tjetrit, në duart e shumicës. Miratimi i Reformës Zgjedhore, kështu si është dhe mund të qëndrojë kështu erdhi pikërisht nga dhurimi i votave që i bëri opozita e telendisur pushtetit dhe, duhet pranuar, secili pushtet që mendon të fitojë një mandat të tretë, do të kishte dashur të miratonte ligje themeltare sipas dëshirës së vet. Reforma administrative u dhurua, nuk u grabit, dhe kjo nga dritshkurtësia e Bashës, që si lider, ende sot nuk ka dhënë një pamje të qartë përse iu mbush mendja dhe kush ia mbushi mendjen të braktisë parlamentin.
Nëse dikush ka menduar se pushteti qendror nuk do të dëshronte të kishte për vete 60 bashki, nga 61 që ka i gjithë vendi, ai është sylesh në politikë. Sikur secili kryetar bashkie të siguronte vetëm një deputet në bashkinë e tij, kjo do të thotë se Edi Rama hyri në zgjedhje me asin nën mëngë. Dhe këtë “as” ia dhuruan në mënyrën m marroqe të mundshme shefat e opozitës.
Basha kërkon sot që një organ shqyrtues, gjykues të ia sigurojë provat për “ masakrën zgjedhore”. Është në vete apo bën sikur nuk është? E kush nuk e ka ditur se shumica nuk do të përfitojë nga qënia e saj në pushtet? Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, ndodh kudo. Berisha bënte përurime veprash, priste shirita tunelesh, edhe një ditë para zgjedhjeve, sepse thonte, ne jemi qeveria dhe qeveria punon. Nëse Basha ka menduar se Edi Rama nuk do të mburrej me vaksinimin – punë e qeverisë, nuk do të shpërndante tapi për shtëpitë e reja pas tërmetit, etj, atëherë ai u kërkon të tjerëve të mos bëjnë atë që ka bërë vetë. Është një kabllogram i ambasadës amerikane për veprimet e bashës, si ministër i brendshëm, që në prag të zgjedhjeve lironte të burgosur të rrezikshëm, për të siguruar votat në qarkun e Elbasanit.
Atëherë, përse e bën këtë:
Tri janë arsyet themelore:
- Ai ka humbur, kur priste të fitonte dhe për këtë u gëzua në natën e 25 prillit. Humbja e tanishme kërkon një kurban. Kjo është gjëja më normale në një çdo vend normal. Shefi i një partie humbëse, për më tepër, pesë herë humbëse, duhet të shkojë në shtëpinë e tij, të merret me hallet e problemet e tij. Dhe shefi është ai. Fitorja do të ishte e tij, humbja është e tij. Nëse pranon humbjen, kjo do të thotë të marrë plaçkat dhe të shkojë në Holandë, ku do të bëjë një jetë luksoze, pasi është milioner i njohur.
Të heqësh dorë nga pushteti, qoftë edhe i opozitës, nuk është e lehtë për një njeri, që, nga i panjohur u bë ministri në dikasteret ku kishte më shumë financime dhe tenderë, ku kishte më shumë pushtet dhune dhe ku mund të buzëqeshte marrëzisht me Bakojanis, ndërsa bënte një marrëveshje antikushtetuese.
Në opozitë ai u bë pronari i katër vilave. Të mos jetë shef i opozitës nuk ka mundësi të shantazhojë askënd dhe nuk mund të njohë rritje pasuria e tij.
Njohja e humbjes është largimi i tij.
Mos njohja është mundësia për të qëndruar.
Njohja do të thotë heqje dorë nga shumë miliona të tjerë.
Mosnjohja mund të sjellë vila të tjera.
- Pas pak javësh në PD normalisht do të bëhen zgjedhjet për drejtuesit e saj. Edhe për shefin e partisë. Konkurrentët përballë tij do të jenë të leçitur nëse ai nuk i pranon zgjedhjet. Por do të jenë fitues nëse ai i pranon.
Shansi për të qenë i rizgjedhur është dominues. Berisha ka heshtur dhe heshtja e tij, edhe pse ka deleguar në kampin kundërshtar disa të devotshëm, si Nishani apo Imami, është pranimi i Bashës si kryetar.
Deri në përfundimin e riemërimit të tij si shef i opozitës Basha do të jetë në llogoren e vjetër, të para 25 prillit, pra do të jetë agresiv, kundërshtues, paralajmërues, kërcënues. Kundër kujtdo. Sidomos do të jetë paralajmërimi për ata që janë brenda grupimit të tij.
Pas korrikut do të vijnë pushimet, relaksi do të jetë më i fortë, siguria më e qëndrueshme, takimet me ndërkombëtarët më të vazhdueshme dhe, në fund, do të jetë ulja në parlament.
- Njohja e zgjedhjeve dhe heqja dorë nga shefi i opozitës ka në vete edhe një rrezik tjetër: hapjen e dosjeve të vjetra, ku ai ka lënë gjurmët e tij dhe nga të cilat ka shpëtuar nga proçedurë.
Njeriu nuk mund të jetë “ i sëmurë” gjithë jetën, si ishte kur ndodhi akuza e Rrugës së Kombit. Nuk mund të gjejë alibi gjithnjë, si në rastin e 21 janarit, apo të shfajësohet për vendime dhe nënshkrime në akte antikushtetuese.
Kohët e fundit SPAK ka hapur grykën e thesit për peshqit e mëdhenj. Mendohet se nuk është vetëm, por pranë tij janë edhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat monitorojnë vendin tonë. Nga informacione jo zyrtare, institucione të tilla po ngulmojnë që lufta kundër korrupsionit të mos jetë vetëm ndaj një elite gjyqtarësh e prokurorësh, por të fillojë edhe në sferat e larta të politikës.
Kjo i tremb të gjithë ata që e dinë se çfarë kanë bërë.
Duke qenë shef i opozitës çdo ndërmarrje kundër tij do të trajtohej si goditje politike dhe kjo do të ishte alibia e tij.
Duke mos qenë shef i opozitës ai do të ishte njëri nga të zakonshmit dhe kush e di se cili dimër vjen prapa.
Shtatori do të saktësojë nëse bubullimat e tanishme të Bashës janë të vërteta apo stuhi në gotën gjysëm të mbushur.

Meqe artikullshkruesi i referohet pas-zgjedhjeve te 31 marsit 1991 !
Atehere PPSH fitoi shumicen derrmuese ne parlament por e gezoi ate fitore nje vit.
Arsyeja? Kriza ekonomike qe detyroi pushtetin te deklaronte me ane te njefare Ylli Bufi – Kemi vetem 6 dite buke –
Edhe tani 30 vite pas, Kriza ekonomiko-financiare eshte e plote. Kjo krize tentohet te mbulohet me alibi me opozite, por nuk mjafton. Njeh zgjedhjet ose nuk njeh farsen zgjedhore opozita, kjo pak rendesi ka. Mbetet per tu pare kush do jete dhe kur do shfaqet Ylli Bufi i 2021 qe do perserise ato qe tha ai i para 30 viteve – Kemi edhe 6 dite buke -.
Une si popull votues mendoj keshtu.Me mire Rama me 40 hajdute,se sa Berisha me 300 mije hajdute.
Te gjithe anetaret,perkrahesit,uluritesit e Partise Demokratike jane rrugace,kriminele,burgaxhij,maloke,zaptues tokash dhe pronash.
Prandaj le te rrine atje ku jane.
Ti Demo mos fol ne emer te popullit votues. As ne emer te sufllaqexhinjve. Ti je thjesht nje idiot.
Hahahaha
I ke thene shum mire atij idioti
Aty nuk behet fjae per emra , por per Programin ekonomik
Dhe PD ja nje program ekonomik qe i ndihmon te varferit
Ndersa Rama punon vetem per milioneret
Per ju sh. respekt z. Bedri dhe ju lexoj cdohere me andje. Por ne fund une si qytetar, si shkodrane mbeta sh. I shgenjyem.Kuptova qe vendi jone kenka i marrun peng…!dhe nga kush? Nga nji kukull qe fijet ( konopt) i levize nji njeri qe ka ba krime si S. Berisha. Ju ne fund te shkrimit thoni: Njohja e zgjedhjeve dhe heqja dore nga shefi i opozites, ka ne vete edhe nji rrezik tjeter: hapjen e dosjeve te vjetra ku ai ka lane gjurmet e tij dhe nga te cilat ka shpetuar nga procedure.Mos do te thote qe “imunitetet qe i jep politika tek ne te mbrojne edhe kur bahen krime ,apo vjedhje kjoshin? Republike bananesh?Te lutem Bedri, ti me penden tande trajtoje kete fenomenduke u ndalu te ky sistem qe stimulon te keqen e madhe dhe dhe qe shfajson dhe ban qe te ” vallzojne” te kqijte.
Per ju sh. respekt z. Bedri dhe ju lexoj cdohere me andje. Por ne fund une si qytetar, si shkodrane mbeta sh. I shgenjyem.Kuptova qe vendi jone kenka i marrun peng…!dhe nga kush? Nga nji kukull qe fijet ( konopt) i levize nji njeri qe ka ba krime si S. Berisha. Ju ne fund te shkrimit thoni: Njohja e zgjedhjeve dhe heqja dore nga shefi i opozites, ka ne vete edhe nji rrezik tjeter: hapjen e dosjeve te vjetra ku ai ka lane gjurmet e tij dhe nga te cilat ka shpetuar nga procedure.Mos do te thote qe “imunitetet qe i jep politika tek ne te mbrojne edhe kur bahen krime ,apo vjedhje kjoshin? Republike bananesh?Te lutem Bedri, ti me penden tande trajtoje kete fenomenduke u ndalu te ky sistem qe stimulon te keqen e madhe dhe dhe qe shfajson dhe ban qe te ” vallzojne” te kqijte.
Dhe pas ylli bufit del lulzimja qe siguron buken per popullin , biles dhe djathe e domate per shoqerim. Keto ju thone per tju mbajtur te karikuar edhe per 4 vite??. Veshtire do jete per ata qe aspironin per drejtor , kurajo ikin shpejt vitet por e keqja eshte nese Rama jua fut dhe ne 2025 , atehere do filloni te kuponi fillin e jetes. Iku koha e vicidolit ta harroni atë qe i keni bere ketij populli 22 vjet
DITA: Përshëndes B.Islamin për analizën e saktë.Në Artin Tonë Ushtarak të dikurshëm thuhej ” ..Çdo rrethim e ka një të dalë..”Nëse Luli sot është i rrethuarë nga kundërshtrët e tij për 5 humje rradhazi,,Nga shumica e popullit që di bëmat e gjëmat e tij si Ministër e KryeBashkiak-që është pasuruarë në mënyrë marramëndëse,,Nga shumica e popullit të majt BETON dhe Qeverisë me në krye E.Ramën që nuk e mund dotë më votë,pasi nuk ka prova me vidio e dosje të hapura për vjedhje e sidomos për VRASJE..etj,Varka e shpëtimit të Lulit është Ai që emroi në PD Kryetar Partie me perspektivë Kryeministër-SALI RAM BERISHA,Përbindëshin e konfliktualin e madh që nuk shok në rruzullin toksor.Ky personazh është fatkeqsi për PD por edhe për vëndin në 30 vite.Në PD është futur fryma e tij Sunduese,Shpifse,Denigruse për kundërshtarin..dhe asnjë nuk kuxon të shpreh një mendim ndryshe,në të kundërt e pson si A.Hajdari.
– Deri 26 Prill Luli buzëqeshte për fitoren e PD dhe gradimin e tij KryeMinistër.
-Më pas pasi PD humbi,Doli Sb te TV Syri i djalit të tij-Zeni e dha kushtrimin për ” Masakrën zgjedhore ” dhe dha urdhër që të përgatiten dosjet e krimit e të bëhen problem Kombëtar e nd/Kombëtar. Nga ky ultimatum kundlr Ramës-Luli nuk mund të lëviz dotë,ndonse çdo rrugë para tij është e zënë.Dhe Luli do jetë Kryetar i PD pas korrikut,pasi kundështrët e tij janë milingona para Sb.Ai tashmë po vëzhgon se nga frynë era e tërbimit brënda e jashtë PD,ndonse Ajo tashmë është thërmuar në 100 copash mish për ” Qëntë”.
-Sb nuk mundet ta largoi Lulin nga PD,pasi nuk ka njeri tjetër ta mbroi për vjedhjet e krimet që ka bërë Ai vetë ose të dy bashkë.
-Fakti që te ne nuk ka DREJTËSI të reformuarë,2b do të jenë të lirë të marrin vendime për PD,në vënd që të ishin në burg të paktën për 21 janarin,Gërdecin,etj.
-Edhe këtë herë populli majtë votoi në përkrahje të NËNAVE SHAMIZEZA,kundër KryeOpozitarëve vratar të 20.000 njërzve 1991-2021,duke i dhënë mandatin e 3 E.Ramës me shpresë se në 4 vitet e ardhëshme do të bëhet DREJTËSIA E RE,për të kapur peshqit e mëdhej të 30 viteve tmerr i Shqipëtarëve.
-FLM DITA,B.ISLAMI.
Me ate “Fajin e ka Saliu”,
i shtyme nja 8 vjet varferi,
ama me “Fajin e ka Basha”,
zor se me gjate kandis njeri,
per fat te keq te kesaj qeverie ,
ka familje gjithkush ne shtepi,
dhe per dreq ato njerez ngado,
nuk hane perjet perralla me Sali,
eshte trashur shume zullumi,
dhe varferia eshte bere mullar,
dhe ate “Fajin na e ka Basha”,
mund ta haje vec ndoj Gomar!
E shprehur gabim: “Është e vërtetë që në duart e Edi Ramës, pra të shumicës qeverisëse janë mbledhur disa pushtete që nuk ishin menduar të jenë në një dorë dhe kjo krijon autokracinë e pushtetit, më të rrezikshme se në ndarjen e pushteteve.” Po ne duart e Joe Biden sa pushtete jane mbledhur?! Ne Sistemin Demokratik, shumica qeveris, pakica kontrollon nepermjet pjesemarrjes ne Parlament.
Te turren te gjithe tek familja jote demo
Zgjedhjet nuk i njohim,ne parlament do futemi se duam privilegje qe paguhen nga ky popull i varfer qe ketyre ju qan zemra.
Gjekmuti do hyj qe te merzisi ramen dhe jo te luftoj per votusit e tij,jo qe te permirsoj ligjet dhe jeten e vendit…
Salianji me griden do shkojne qe te shkembejne mesazhe erotike….
Muli do shkoj te bllokoj foltoren si trim prej bathore.
Sali komunisti do shkoj se i frumezon keta isterike.
Ah se harrova zhelalin si daullexhiu shami kuqes.
Bedri !, Basha dhe ekipi i Tij si edhe Meta me te vetet, insistojne te sjellin frike,panik, ndeshkim sa ta marrin ata pushtetin,Êshte një shpallje e leshimit te rrufeve qoftë edhe ne “qiell pa re”-Mjere ata qe nuk e marrin parasysh.kete- eshte neneteksti.
Kejo nuk ka asnje objektiv tjeter perveçse intimidimin e SPAK dhe Drejtesie së Re,qe te çarmatoset dhe ta dekurajojnë në hapat e saj të venies para pergjegjesise penale te tyre.Po te mos ishte kejo,ata nuk kishin arsye ngutjeje dhe paniku te sforcuar.
LULEZIM BASHA NJE POLITIKAN SERASH I ARGITA E SALÍ BERISHES
– Lukashenko i Ballkanit Saleh Ramollah Ajatollah Milloshi dha urdherin suprem per mosnjohje te zgjedhjeve
Qehajai i cifligut te tij-PDSH Lulush Karabush Rrena alias Ali Komiku i Tiranes reciton kumtin e tij.
Pse?
Berisha i dha atij gjjthcka … edhe PD- ne qe ai e ktheu ne nje miniere floriri, fabrike millionash, vilash per Kunatin dhe vetveten.
– Basha e dha asaj e Berishes 5 disfata elektorale e 55 beteja te humbura politike
Ky deshtak Par Exellance i shumefishte, qe vodhi edhe votat e families se vet politike , PDSH-se, nuk pati aftesi jo vetem te fitoje asnjehere as zgjedhje e asnje beteje politike por as aftesi e as burreri te pranoje as humbjet pas humbjeve.
Pse!?
Sepse edhe rrenat e mashtrimet i ka 7×6= 49 ose electricitetin me kile….
Lulezim Basha eshte nje politikan kastravec i serave Made in KOP i Argites dhe Sali Berishes pa asnje kontribut per ate parti e pa asnje dije e dinjitet si njeri.
Berisha i dha gjithcka Lulezim Bashes gati ne tepsi
Lulezim Basha ia shperbleu me pese pale zgjedhje te humbura e mbi 55 beteja politike ala Cadra e ala goma te djegura makinash….
Kontributi me i madh per PDSH-ne i Lulezim Bashes ishte se si e ktheu ate ne nje miniere floriri, vilash dhe milionash per Kunatin dhe vetveten.
Lulush Karabushi i deshtuar kerkon pushtet ne tavoline dhe prapa quintave si para zgjedhjeve te 25 qershorit te vitit 2017 me te vetmin qellim qe te ruaje
karriken e tij ne krye te cifligut te Sali Betishes, SHQIP-it.
I vetmi ndryshim eshte se ne 2017-en e kerkoi para zgjedhjeve e tani pas zgjedhjeve duke harruar faktin se atehere ishte situate krejt tjeter kur Edi Rama
ishte midis murit prej kartoni te PD-se dhe shpates pas shpine te LSI-se pra nuk i kishte jo 74 por as 70 vota ne Kuvend.
Po ashtu Lulezim Basha e merr oferten e Edi Rames per bashkepunim dhe marreveshje, Letten e Bardhe, Carta Bianca te tij per opoziten si shenje dobesie te tij e jo si akt fuqie qe buron nga vota e popullit si i objekti dhe subjekti kryesor i demokracise, si percaktori i saj.
Po ashtu Lulezim Basha me ultimatumet e shantazhin e tij per mosnjohje te zgjedhjeve, te vleresuara si me te mirat ne keto 30 vjet demokraci nominale edhe nga faktoret strategjike nderkombetare si SHBA dhe BE, ISBE – ODHIR, ka per qellim qe te fitoje kohe dhe vonoje shkarkimin tij teper te vonuar dhe te merituar nga vete partia e tij per deshtim mbas deshtimet e tij politike dhe po ashtu ndeshkimin e tij ligjor per korrupsionin masiv me Aurostraden e Kombit, krimin e rende te 21 Janarit 2011, si hallka numer 2 e zinxhirit komandues te ekzekutimeve pa gjyq te kater protestuesve paqesor, vjedhjen e votave te 8 majit 2011 e korrupsionin si kryebashkiak i Tiranes dhe si hajdut i votave ne vete gjirin e PD-ne.
Nuk ka deshtim me te madh e me te rrezikshem se sa deshtimi per te pranuar veridiktin e popullit tend dhe mosnjohja e disfates pasi ke humbur jo nje por 60 beteja njera pas tjetres ne politike apo cdo fushe te jetes.
Te besh fitimtarin, te besh te fortin pas disfatave fatale eshte donkishotizem ne cdo fushe e sidomos ne ate politike.Me shume se kaq eshte nje vetvrasje politike.
Me deklaratat e veprimet e tij askush si e sa Lulezim Basha muk meriton titullin e Ali Komikut te Sadam Huseinit te Vicidolit.
LULEZIM SALA RREN
EDHE RRENEN…..
E ndrite
me Autostraden
Nje per rrugen
Tri per Lul- Salen!
Autostraden e
Shqiptarise
500 milione
Ne goje te hajnise
Grope e rende
Ne borxhe te
Shqiperise
Djerse e gjak
Te vegjeleise
Si skenari
i Greqise
Me bekimin
e Saliserbise
Me tramvaj
bere Tiranen
Para e mbrapa
I lerove Nanen !
E grabite e plackite
Me djerse gjak
shqiptari e vadite !
E gjete si akulloore
e le pas Dopolavore’
26 i vrau Gerdeci
Per here te pare
Eshte faji jot !
per here te dyte …+
Ne jemi kot !
Fjale nga goja
S’ nxjerr pa rre!
Se nga koka je
vec gdhe
Me kile mat
electricitetin
Aq e ke
kapacitetin !
Shite Otranto
E shite detin!
E ndrit fare
matematiken
7 x 6= 49
ke aritmetiken
Ti genjen
dhe per sahatin
Me te medha rrenat
Se sa shtatin
Fjale nga goja
S’ nxjerr pa rre
Po te ribesuam
Jemi me gdhe!
I pa nder e i pafe
Zot vec Dollar
Euron ti ke !
Rren dhe baben
Rren dhe nenen.
Lulezim Sala
rren dhe rrenen !
Kudo ne bote mediat dhe opinioni fokusohen te qeverisja. Merren me qeverine, kritikojne qeverine. Vetem ne “Shqiperine qe duam” (qe do Rama, ne fakt), mediat gdhihen e ngrysen duke teorizuar, sulmuar, keqinterpretuar opoziten!
Te kemi ketu qeverisjen me perfekte apo mediat me legene, kjo pastaj ha diskutim. Nje gje eshte e vertete, opozitari i opozites gjithmone eshte rrogetari i qeverise.
Po pse tani e morre vesh zotrote? Që gazepat e kësaj plattforme janë rrogëtarë me mëditje këtë e kanë pohuar me gojën e tyre. E kanë mbështetur dhe po e mbështesin akoma ramaducin e partisë se përndryshe mbeten si peshku pa ujë dhe me sot me nesër na shfaqet papritur e pakujtuar kryeletrashshitsi dhe deklaron se ditëzeza ka “rezerva thanash” vetëm për gjashtë ditë.
LULZIM BASHA ESHTE ALIBIA E PUSHTETIT MAFIOZO-ENVERIST TE EDI RAMES
qe:
Mesiguri ka investuar shume mund dhe para qe Lul Kamarieri i Rinasit te mbetet ne opozite perhere, kjo perputhet edhe me deshiren e Sali Varkarit te Enverit qe sa te kete ne xhep Lulin dhe Edin askush nga Drejtesia nuk do ta preke Saliun per krimet e tij dhe ne kete perputhje interesash cfare te keqe shikon Luli dhe Saliu nga paga e deputetit ne opoziten e perhershme shqyptare?
Lulushja s ka c te ndaje mendjen ai duhet marre me shkelma dhe nxjerre jashte PD , njeri pa dinjitet qe nuk ka per tu bere kurre lider , por vetem nje CUN MAMAJE qe rri pas deres se shtepise dhe i ka tmerr fjalet e pista
Në fakt Luli po pret që të ndajë mëndjen Rama. Nuk e lë Edi në baltë Lulin, e ka në patronazh nga miq të vjetër dhe të rinj. Si garanci të fundit shyqyr kemi ambasadat. Ramës i duhet Luli, qoftë edhe në qeveri, hahaha. Luli s’e kërkon por Edi ia ofron. Dhe jo në emër të ndonjë pazari politik, por për arsye madhore, tip Evropa, integrimi, pandemia, termeti, etj. Për Ramën kjo lojë është si për skuadrën që, meqe ka fituar kampionatin, për t’a zbutur pak tonin i lë ndeshjen e fundit kundërshtarit pretendues. Pra, Luli po pret që Rama të ndajë mëndjen. Së fundi, kam diçka për artikullshkruesin, me dashamirësi. Një artikull me parë merrej me Lulin shumë gjatë. Ky është artikulli i dytë. S’do vonojë i treti e me rradhë. Unë besoj që Luli është një ushtar i mirë, ai s’ka prerje për komandant. Ca gjëra nuk janë me të thënë, por me të dhënë. Nuk shkon që Lulin ta këshillojë z.Islami, një i majtë i stazhionuar. S’ka gjë të keqe në fakt, se PD është e djathtë për formatin pluripartiak, dhe pse shekulli i ri solli de facto fundin e ideologjive. Tani mund të jesh kryetar i majtë dhe të ftosh kapistallistet që të vijnë në Shqipëri e tu bëjnë zbor punëtorëve se shteti i siguron qe te mos ekzistojnë sindikatat. Mund të jesh kryetar i djathtë dhe tu premtosh masave revolucione që as Manifesti Komunist nuk i kish fantazuar. Me një fjalë, tani jemi në epokën e Futjakotit. Prandaj z.Islami lodhet kot me këshilla për Lulin, kur të tërë e dimë që Luli i ka me tepri këshilltarët, që nga kryetarDoktori që s’ka spital të cmendurish t’a marrë përsipër e gjer tek ambasadorët , kunetërit dhe turma e mercenarëve shëtitës. Luli ndofta e ka kuptuar me kohë që do kish bërë mirë të mos qe përzjerë në politikë, madje, që në krye, të mos kthehej nga Hollanda. Por zaret u hodhën dhe paratë i pëlqyen. Tashmë është i denuar të loze në teatrin e kukullave, pa i ditur as lëvizjet që do bëjë, duke qenë se spangon ku varet e manovron tjetërkush.
Pse lodheni ju dhe Medjat me Lulin. Luli e ka mbledhur me kohe mendjen dhe as qe e ka per gje kur nuk fiton zgjedhjet e te behet K/M.Jo vetem Luli por dhe strumbullari i tragjedise se Pd Berisha nuk e ka problem qe Pd nuk vjen ne pushtet . Llogjika eshte e thjeshte .Nga 2013 e deri tani Luli dhe Saliu ndihen komode edhe pse kane dale hapur kunder demokracise dhe Aleatve .Pasurija e tyre eshte rritur dhe vazhdon te rritet fal dhe raporteve te krijuara me Ramen .Ajo qe i tremben me shume Luli dhe Saliu eshte mbetja jashte imunitetit te deputetit .
Basha dhe Saliu do hyje me nje kembe ne Parlament.Keto qe ata deklarojne ,qe nga 25 Prilli ,e deri tani ,eshte strategji per te ulur perballjen llogaridhenje me strukturat e Pd ne teren .Luli ,me ndihmen e specjalistve te fushes politike ,qe mund te jene dhe te huaj ,doli ne teren dhe u mundua tu mbushi mendjen elektoratit se beteja per fitimin e zgjedhjeve sa po ka filluar.Atij nuk i bene me pershtypje se cthane Aleatet tane se Ps me Ramen fituan mandatin e tret. SH.B.A dhe BE e uruan Ramen dhe i kerkuan forcimin e bashkpunimit per ceshtje me interes dy palesh .Kjo ja bene MUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU por lopa Luli dhe demi Sali skane me nuhatje per perfundimin e rezultatit.Ato tani ruhen nga rebelimi i strukturave te PD qe kane filluar te dalin fill pas 25 prillit .Por dhe kesaj situate Luli e Berisha nuk i kane frike .Nese Pd fillon te shkerrmoqet ata i kane mbeshtetsit e tyre te qendrojne edhe me me pak deputet ne Parlament . Deputetet e Pd ,qe kane fituar mandatin e qe mendojne ndryshe nga Luli Berisha ,do krijojne partine e tyre te re dhe do te vazhdojne jeten politike ne opozite .Kjo ka per tu pelqyer si Lulit, Berishes dhe bishtave te tyre
Fati i zgjedhjeve ne 2025 do te varet jo vetem nga thellimi i Reformes ne Drejtesi por dhe si do te punojne e sillen keta ne parlamentin e ri .Me siguri qe dhe brenda Ps do te kete reagime mbasi prepotenca e Rames nuk ka per te ndryshuar dhe spo pelqehet ne elektoratin socjaliste . 2025 ska rendesi as per Lulin dhe Saliun . Saliu del nga skena politike dhe do te ndeshkohet simbolikishte per bemat e megaskandalet. Luli jep dorheqjen dhe emigron ne Hollande ose ne ndonje vend mik qe i garanton jeten e pasurine e vene me djersen e by…….
Lufta politke per te fituar zgjedhjet e 2025 do te jete model i vecante qe sdo te krijoje kurr sjellje si ne 30 vjete te demokracise shqiptare . Shqiperija hyne ne korsine e rritjes me shpejtesi te forcimit te demokracise ,shtetit dhe te mireqenjes se larte .
O Bedri! Nuk ka cfare mendje te ndaje.Lulka eshte i bindur se Lenini i di te gjitha.
Te arrestohet ai zogkurvet i vicidolit qe ka marre peng shqypnine.
Kemi 30 vjet qe akuzojme diktatorin komunist,por nga ana tjeter heshtim kur degjojme te na sundojne diktatoret fashiste qe nga Sali Berisha e deri tek Edio Rama!
Tere diten degjojme dhe shohim zerat dhe SURRETERIT e Berishes,Bashjes,.Metes apo Rames sikur te jene perendia!
Por nuk e shohim fare ekzistencen e shtetit ligjor,nuk e ndjejme te funksionon demokracia,ndaj mos u merrni me Lulin,por me te gjithe!
Nevojitet nje permbysje e plote e kesaj klase kriminalke polityike,qe na ka shtypur dhe shfrytezuar pa meshire keto 30 vjet!
Kemi 30 vjet qe akuzojme diktatorin komunist,por nga ana tjeter heshtim kur degjojme te na sundojne diktatoret fashiste qe nga Sali Berisha e deri tek Edio Rama!
Tere diten degjojme dhe shohim zerat dhe SURRETERIT e Berishes,Bashes,.Metes apo Rames sikur te jene perendia!
Por nuk e shohim fare ekzistencen e shtetit ligjor,nuk e ndjejme te funksionon demokracia,ndaj mos u merrni me Lulin,por me te gjithe!
Nevojitet nje permbysje e plote e kesaj klase kriminalke polityike,qe na ka shtypur dhe shfrytezuar pa meshire keto 30 vjet!
Sikur Mediat gjysmen e kohes qe merren me opoziten, ta kalojne duke vezhguar qeverisjen, do kishim nje demokraci ne vend te demokratures. Dhe Mediat do ngjasonin me ato te vendeve te tjera europiane.
Ndaje mendjen Luli se po te ndan Rama. Na bere hatane. Ku do gjejme budalla tjeter qe te merremi me llogje partie. I ke marre ca miliona te mira. Ik, mbathja, haji e pertypi rehat si Berisha.
Gjej ndonje azil dhe ti, dhe bej qef, leri ramutet te lehin ca kohe. Shko, futja me raki e letra si Berisha. Vuajtje e madhe, jo shaka
Sa shpejt haroni o shqiptare .
Lul Bashes mos ja qani hallin ,e doroviti Edi Rama ne pallatin e pa ligjshem tek uji i ftohte ne Vlore .I perlau 15 milion Eurot ,peshqesh nga Rama .Ja regulloi letrat Rama me ane te avokateve te shtetit ne rastin ne fjale av te ministrise se jashtme Shqiptare ne gjykaten e Strasbourgut .,Prishet ky pallat vetem interes publik. Shkoni paguini keto shuma me taksat e juaja o kokplare dhe votoni Ramen ,o budallenj njerez ,dele qorrre pa koke. .Cfare muti mender doni dhe beni hum hum e ham, ham ,si qente e rugeve .Pervec parave te tjera ,Basha e ka siguruar per shume breza pa punuar te jetojne te gjithe ,per disa breza si konta. I qani hallin kalorsit ,qe i varen kembet .??.