Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Shteti duhet ta ndalojë këtë konflikt për kthimin dhe kompensimin e pronave. Përfundimi nuk do jetë i mirë. Strasburgu të mos ndërhyjë në toka të shqiptarëve. Kështu vetëm sa po i fut në konflikt, për ta mbajtur Shqipërinë pezull një koloni e Europës, për efekte të rëndësisë strategjike që ka në Ballkan. Aristokracia e borgjezëve të rinj, përveçse e shkatërruan Shqipërinë në 24 vjet, e vodhën, e vranë, krijuan pasuri përrallore për vete, tani i ka ngelur ta zhveshë edhe nga toka e përbashkët e vendit të tyre shumicën e shqiptarëve dhe ta lërë në varfëri ekstreme. Sipas jush, vendit tonë t’i pimë lëngun! Kurse pronarët që nuk lëvizën as gishtin tani ngrihen e kërkojnë tokën që të na zhveshin lakuriq. Qeveria duhet ta ndalojë këtë masakër.
