Ndalet City, Burnley i merr barazimin në fund

DITA Online

 

Manchester City i ka rrëshqitur në fund fitorja ndaj Burnely, teksa sfida e parë e javës së 26-të është mbyllur me barazimin 1-1.

Ndeshja, ashtu siç pritej, u dominuta thuajse plotësisht nga vizitorët të cilët që në minutat e para u shfaqën rrezikshëm në gjysmëfushën kundërshtare me treshen De Bruyne-Aguero-Sterling.

Por goli i avantazhit erdhi nga prapavija e Qytetarëve. Pas një goditje këndi, Bernardo Silva pason te Danilo i cili nga distanca lëshon një goditje të bukur plot ndjenjë duke shënuar një gol fantastik.

Pas pushimit ishte e njëjta histori, City sulmon pa pushim por nuk arrin të shfrytëzojë më së miri shanset e krijuara me Sterling apo Aguero, ishte gjithmonë pasimi i fundit ai që nuk po finalizohej nga të besuarit e Guardiola-s.

Një gabim fatal, pasi Burnley është një skuadër që nuk e humb shpresën asnjëherë dhe në minutën e 82’ vjen goli i barazimit me Johann Berg Gudmundsson.

Një goditje e bukur nga pas shpine të Walker barazon gjithçka në Turf Moor. Me minutat në dispozicion që nuk ishin shumë, City insistoi të rifitonte avantazhin por ishte e pamundur, dhe duhet të kënaqet me një pikë në fund, që gjithsesi nuk është një rezultat edhe aq i keq duke parë forcën që ka Burnley ndaj skuadrave të mëdha në Turf Moor.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *