Një sasi droge është gjetur mbrëmë nga Policia Kufitare e Turqisë në një autobus shqiptar, që transportonte 40 anëtarë të Forumit Rinor Socialist Shqiptar.
Autobusi ishte nisur nga Tirana në drejtim të Stambollit, duke kaluar më parë mes për mes Greqisë. Droga është zbuluar në pikën doganore të Ipsala-s, që ndodhet në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.
Studentët që ishin pjesë e FRESSH shoqëroheshin në këtë udhëtim, të cilësuar si turistik, nga nënkryetari i Forumit, Artur Micko, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, raporton Panorama.
Policia Kufitare turke ka arrestuar menjëherë shoferin e autobusit, ndërsa janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 40 studentët dhe Micko. Të gjithë personat që ishin si pasagjerë janë shoqëruar në Drejtorinë Doganore të Antikontrabandës dhe Narkotikëve. Ndërsa shoferi është arrestuar në kushtet e flagrancës, duke u transportuar menjëherë në qelitë e paraburgimit.
Autoritetet turke kanë vënë në dijeni edhe Konsullatën Shqiptare atje, zyrtarë të së cilës u treguan të rezervuar në lidhje me atë që kishte ndodhur në kufi.
Nga ana tjetër, policia turke ende nuk ka vendosur nëse do të arrestohet ndonjë person tjetër, përveç shoferit të autobusit.
Reagimi
Por vetë Artur Micko sqaron se ky lajm është i pavërtetë.
“Ne autobuz, perveç 35 aktivisteve te FRESSH, ka patur edhe udhetare te tjere me destinacion te njejte. Pasi eshte kaluar kufiri mes Shqiperise dhe Greqise, ndalesa e pare ka qene ne qytetin e Selanikut, ku pasagjeret kane kaluar naten ne nje hotel.
Diten e dyte ka nisur udhetimi nga Greqia ne Turqi dhe ne kufirin mes dy vendeve autobuzi eshte ndaluar per tu kontrolluar. Gjate kontrollit te mjetit, pasagjeret kane qendruar ne piken kufitare, jashte mjetit.
Informacioni i marre nga autoritetet kufitare ishte se ne autobuz dyshohet te jete gjetur nje sasi lende narkotike e per pasoje shoferi i autobuzit, ndihmes shoferi, guida dhe nje tjeter person jane ndaluar nga policia.
Pjeses tjeter te pasagjereve, pasi u jane dorezuar bagazhet, u eshte vene ne dispozicion nje tjeter mjet qe i ka derguar ne destinacion”, thuhet në sqarimin e Mickos.

Paska pas me vlere droga e kapur ne turqi se sa ne greqi???
na turperuat sajmo qorin more cbeni keshtu?
Ore gazetaret e leshit qe luani me titullin. E ku eshte ketu qe lajmi qenka i pavertete. Shume i vertete qenka, nuk eshte mohuar gjekundi. Ah po ky thote nuk e kisha une, nuk ishte e imja, dhe kjo dmth qe nuk eshte lajm i vertete. Ore se jeni bere si transparenca.al. Flini te qete tashti qe ngecet shofer ziut te shkrete. Do kete qene shofer i paguar nga PD. Mire ja keni bere. Shoferin e late ne burg se ju sherbeu. Vet vazhdoni udhetimin per qejf. Kopje e kryetarit jeni.