Ndalimi i basteve online, Harito: Proces i vështirë

anazapta

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, e konsideroi të vështirë mbylljen e të gjitha faqeve online të basteve, pasi kompanitë ndryshojnë vazhdimisht adresat. Harito sqaroi se kompanitë e basteve shqiptare që kanë licencë për të operuar në Shqipëri nuk do të ndërpriten. “Synohet që kompanitë që nuk kanë liçencë për të operuar në Republikën e Shqipërisë do të ndalohen. Por, kjo gjë do kohën e vet, të paktën disa muaj, në mënyrë që të ngrihen organizmat e duhur dhe për këtë po bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë, të cilët na përditësojnë vazhdimisht informacionin.

Por, ndonëse një pjesë e madhe e aktivitetit të këtyre kompanive ndërpritet, sërish një pjesë e madhe e tyre përditësohen më shpejt se ne”, tha ministrja e Inovacionit. Duke folur pas tryezës për sigurinë e internetit, Harito u ndal edhe tek çështja e numrave telefonikë të paidentifikuar, ku tha se AKEP duhet të bashkëpunojë me Ministrinë e Brendshme. “Kjo është një gjë goxha më e thjeshtë se sa ajo për bastet online. AKEP duhet ta ndjekë dita-ditës dhe të mos lejojë që një operator të shesë karta pa kërkuar të identifikohet personi që blen kartën. Kjo është ilegale dhe mund të përdoret nga krimi i organizuar, ndaj duhet absolutisht të ndalohet”, tha Harito.

Share This Article
3 Comments
  • E po se degjuat babucin ju.Ju thashe se eshte e kote dhe nuk keni shance te nderpritni vendosjen e basteve online.Te njejtin ligj e kishte edhe Italia para disa kohesh po shko tani e shih.Jane me dhjetra kompani bastesh online qe veprojne ne Itali.Ju do te kerkoni ti mbyllni por ato shume shpejt hapin 1 adrese te re.Pra me shume pune duhet ti mbyllesh sesa ti hapesh.Edhe ne USa qe nuk lejohet kjo gje po ce do se po luajne njerzit online sa po shemben.E mira nuk eshte te mbyllen por jeni te zot ju si qeveri qe te merrni taksa prej tyre.Kete gje me thuaj se po degjoj ate karafilin Ministrin e TV Tahirin qe thote do mbyllet cdo gje qe ka te bej me lloto apo lojra fati.I them kerricit qe u be minister qe lojrat e fatit nuk i mbylli Enveri qe te fuste 10 pash nen dhe e jo me ti mbyllesh ti ,tani ne keto kohe ku po jetojme.Ik ore je i zoti ti marresh taksa ketyre kompanive e ti hedhesh ne buxhetin e shtetit.Si ti edhe kjo qe thot do ti bllokoj te gjitha.Po ja i bllokove ai qe do te lozi shkon ne Struge apo Budva apo ne Prizren cer do te bani ju.Ato para perseri do te dalin jashte cfare fituat?

  • KSENOFONI ISHTE ME INTELIGJENT

    Me pergatitjen tende teknike, me studimet boshe qe ke bere ne fushen e IT-se, ti ministre e shperdorimit te parave tona, vazhon ti biesh mandolines edhe pse telat i ke keputur qe kur vure kembe ne godinen e kryeministrise.
    Ksenua, eshte i vetmi profesor qe nuk kemi shkembyer asnjehere as edhe nje fjale, paçka se njihemi mjaft mire. Une e njoh, ai jo dhe aq. Dua te them qe me ka pelqyer per inteligjencen e tij edhe pse agresive e shume ambigue.
    Ti, moj sallate injorance dhe fodulleku, duhet te terhiqesh vete nga roli qe te kane besuar, sepse edhe per me te voglin problem, qe ne fund te fundit perkon me profesionin tend, kerkon ndihme nga jashte, natyrisht duke boshatisur arken e shtetit shqiptar.
    Deri kur kapadajlleku yt do vazhdoje te uzurpoje nje pozicion qe nuk te vete as per shtat, as per pergatitje, as edhe per perpjekjen me te vogel per ti dhene zgjidhje problemeve te tilla, vetem per te mos lenduar egon e semure profesionale qe te mungon (jo egoja por profesionaliteti).
    Ja disa keshilla te vogla gratis:
    – e para: pergezo Llallen qe krijoi grupet e IT-ve ne prokurat ne varesi te tij. Kerko bashkepunim me te.
    – e dyta: te gjithe grupet kriminale te lojrave online, jane nen kontrollin e mafies siciliane, me qender ne Santo Domingo, me pronare familjen katanese te Santapaolas. (e lindura ne Maj ne kodrat pas Bregut e di mire ).
    Ja linku: http://www.atlantisworld.com/atlantis-world-casino-dominican-republic
    Keta ne Europe kane baza nga ku operojne ne Gjermani dhe Hollande (ata qe na urrejne). Pika mbeshtetjeje kane Rumanine dhe Turqine e Erdoganit – vellait shpirteror te kushuririt tend te brezit te shtate. Ne keto dy shtete jane te pozicionuar serverat mbeshtetes. Mjafton te perdoresh NeoDet apo GFI dy programe falas dhe e gjen me saktesi gjithe rrugen qe ndjekin lidhjet internetiane. Ndaj tyre nuk mund te besh asgje!
    – e treta: keta kriminele mbeshteten edhe nga shoqerite e medha te kartave te kreditit American Expres, Master Card, Visa, Pay Pal etj. Per te cilat ky lloj biznesi ju siguron te ardhura te rendesishme. As kunder tyre nuk mund te besh gati asgje. Them gati, sepse nje reduktim te levizjeve ditore e mujore mund tu imponohet edhe me ligj.
    – e katerta: Fullani! E ke degjuar ndonjehere emrin e tij? Ja ky kriminel nuk ka bere (mund ta verifikosh vete ne rraportet e tij) as edhe nje here auditim te Bankave te nivelit te dyte ne Shqiperi. Mund ta fillosh ti, me detyrimin ligjor te shenimit ne “Kaucionit” per çdo transaksion, dhe senjalizimin jo vetem te atyre qe e bejne me rregullsi, por ne radhe te pare te levizjeve te shumave te konsiderueshme drejt e nga jashte.
    – e pesta: verifikimi i mundesive ekonomike te personave te senjalizuar (mos u çudit kur te gjesh edhe ndonje emer qe mund te te shkaktoje deshperim shpirteror)
    Etj etj..
    Riçiklimi, apo shpelarja e parave te pista, mund te behet edhe me investime ne BTP-te italiane apo TB-te amerikane, nepermjet bankave me seli ne Shqiperi.
    Kaq per sot moj zymtire e pa denje per te qene nuse tek Ksenua. Tung.

    • Bravo Besjana per faktet qe i ke dhene kesaj oborrtares se Edit..keshtu si e kan nis keto moj moter nuk kan gje ne terzi.shum shpejt do deshtojne nga mospasja e eksperiences se drejtimit te shtetit si njerez te rinj qe jane..Edi Rama ka mbledh reth vetes kopeshtaret e tij dhe jo politikane qe te kryejn reforma afat gjata qe efekti te jete sa me i lehte ne popull.kto jan bere si Sander Mafishja qe u punon truri vetem per shifra e plane,dhe sduan tja dine se kan ne kurriz 3 milion njerez…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *