Nënkryetari Denar Biba shprehet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë asnjë vendim për të ndaluar takimet e partive politike dhe kandidatëve të tyre.
“Nuk ka asnjë vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me deklaratën e djeshme, një vendim të formalizuar të të gjithë anëtarëve, shumica përkatëse. Pra nuk ka një vendim të tillë”. Në kushtet kur KQZ nuk ka vendim, deklarata e kryetares, ishte tërësisht personale dhe vetëm zonja Luzi duhet ta dije se çfarë e ka shtyrë të paralajmërojë subjektet politike për të ndalur takimet dhe se nëse nuk do respektonin urdhrin, do të gjobiteshin. Në aspektin ligjor, nënkryetari Biba nuk gjen asnjë një nen të Kodit i cili ndalon takimet. Nëse do të kishin nisur transmetimi i spoteve apo vendosja e posterave elektoralë, atëherë mund të kishte debat.
“Në bindjen time, në leximin tim profesional të Kodit Zgjedhor, nuk parashikohet një ndalesë e tillë. Nëse mund të ketë debat, është në lidhje me ndalesën e spoteve televizive përpara afatit 30 ditor, por jo për informacionin që mediat mund të japin për aktivitetet e ndryshme që zhvillohen, qoftë këto edhe me karakter politik.”
Nënkryetari i KQZ-së e sheh te pavend kërkesën drejtuar medias per te ndaluar transmetimin e aktiviteteve.
“Unë vlerësoj një qëndrim të themi moral, i cili edhe në qasjen time qytetare përkon me atë të zonjës Luzi, sipas të cilës nuk duhet mbingarkuar pafundësisht qytetari me politikë të përditshme, por është një qëndrim imi po aq ligjor, që Kodi Zgjedhor nuk i ndalon mediat që të pasqyrojnë këtë fushatë elektorale”, shprehet Biba.
Në kërkesën personale kryetarja e KQZ-së, justifikohet duke cituar Kodin Zgjedhor dhe në interpretimin e saj, fushata zgjedhore duhet të nisë më 22 maj. Por, mungesa e transmetimit të aktiviteteve politike, më shumë do të cenonte informimin e publikut mbi takimet në funksion të zgjedhjeve lokale, të cilat lidhet drejtpërdrejt me interesin e zhvillimit të qyteteve.

O socialiste frikacake pse vazhdoni te mbanni ne krye te institucioneve ushtaret besnike te serbo-shpellarit Berisha? Pse duhet tu japim voten ju kur vazhdojme te qeverisemi nga Berisha?
Ish kryetari i bashkise se Tiranes andej nga fundi i salles eshte njeriu me i keq dhe me mafiot ne kqz.Saper kryetaren duhet te largohet dhe te zevendesohet me nje nga PS,Ne kohen e Sali Berishes kryetar nga PD dhe tani po nga PD.Do ye kete probleme Kqz,Sali Berisha pas humbjej nuk do i njohi zgjedhjet.Ne kqz ka dhe buksier atj ku eshte qelluar ne zgjedhjet qe u manipulluan kur fitoi Edi Rama Bashkine dhe Pastaj doli fituaes Lulzim Basha.Atehe eshte goditur me grushte nje anetar i PS atje ne prani te tv e ne syte e te pjesmareve.Po mendoj a eshte ai djalosh me ne kqz ? Ne qoftese eshte ju lutem tv klanit apo nje tv tjeter te japi ate pjese edhe nje here qe ta shohi Populli cfarr krimineli ishte caktu ne kqz.
KY BIBA ESHTE BIBE ME DUKET.
E THOTE LIGJI O SYTOP SE KUR FILLON FUSHATA.
DHE TA DISH SE NJEREZIT DUAN SA ME PAK FUSHATE SE U JANE LODHUR VESHET.
KUR DALIN PISANJOSAT NE TV, NA PERZIHEN ZORRET.