Ndalohen 23 sirianë në Devoll

Ornela

Fshati Trestenik në Devoll edhe për policinë vendore të kufirit është kthyer tashmë në vendkalimin e refugjatëve sirianë dhe jo vetëm.

Vetëm në 12 ditë të këtij muaji kanë hyrë nga Greqia nëpërmjet këtij fshati si dhe nga fshati Vernik 90 refugjatë, ndërsa gjatë muajit korrik 180 refugjatë.

Nga janari i këtij viti dhe deri të dielën ku janë kapur 23 sirianë, afgan dhe kurdë ky numër shkon në 540.

Policia ka bërë me dije se vetëm një numër i vogël i refugjatëve të kapur kanë pranuar të kthehen nga kishin ardhur kurse të tjerët kanë kërkuar strehim në vendin tonë.

Ndaj dhe për këtë autoritetet tona të kufirit kanë qenë të detyruar t’i dërgojnë në qendrën e shtetasve të huaj në Babrru.

Në kushte të tilla policia kufitare e juglindjes ka shtuar patrullat në vijën e gjelbër me vendin fqinj.

Një nga refugjatët ka shfaqur probleme shëndetësore. Është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Mjekët thanë se kishte probleme me diabetin. Pas marrjes së ndihmës mjekësore është nisur me mjete të policisë drejt kryeqytetit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *