Ndalohen 34 klandestinë në Kakavijë

redaktor

Të tjerë klandestinë janë sekuestruar nga policia kufitare e Kakavijes mëngjesin e sotëm. 34 persona me origjinë nga Maroku dhe Algjeria janë ndaluar poshtë fshatit Radat në Gjirokastër. Drejtoria e Kufirit në Kakavije ka shtuar kontrollet pasi mendohet se edhe në ditët e ardhshme do të vijojë fluksi i klandestinëve që synojnë kalimin në Greqi përmes Shqipërisë. Me arrestimin e këtyre klandestinëve, shkon në 234 numri i të ndaluarve, të ardhur kryesisht nga vendet e treta.

Policia e Gjirokastres ka perforcuar bashkepunimin edhe me komisariatet e tjera ne jug te vendit, duke mbajtur nen vezhgim e kontroll edhe zonat bregdetare, te cilat jo pak here jane perdorur nga trafikantet per transportimin e klandestineve me mjete detare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *