Ndalohen 4,036 emigrantë në Turqi dhe arrestohen 105 trafikantë

Dita

4,036 emigrantë janë ndaluar nga autoritetet e Turqisë, teksa po përpiqeshin t’i drejtoheshin Bashkimit Evropian pa dokumente të rregullta.

Nga këta, 249 persona janë ndaluar në det.

 “Policia turke arrestoi edhe 105 persona, të dyshuar për trafik të qënieve njerëzore”, ka deklaruar Ministria e Brendshme turke.

Sa i takon numrit të emigrantëve dhe refugjatëve që ikin nga Turqia drejt Greqisë për të vazhduar më tej drejt vendeve BE-së, është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme, dhe kjo gjë është konstatuar pas marrëveshjes së nënshkruar në mars të 2016-s në Bruksel.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *