Ndalohen në Gjirokastër 12 klandestinë të huaj

anazapta

12 klandestinë të huaj janë ndaluar nga policia e Gjirokastrës mëngjesin e së hënës. Mësohet se 8 sirianë dhe 4 marokenë kishin hyrë në vendin tonë nëpërmjet Greqisë. Ata janë ndaluar në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa policia bën të ditur se ka shoqëruar edhe tre persona nga Tepelena, të cilët do t’i ndihmonin klandestinët kundrejt shumës prej 1500 euro. Policia tha se këta të fundit do procedohen në gjendje të lirë. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbuluar skemën se si do të funksiononte trafiku i klandestinëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *