Ndalohen në Kakavijë 12 klandestinë

redaktor

Policia Kufitare në Kakavijë ka ndaluar  12 shtetas të huaj, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri.

12 personat, të cilët kanë të gjithë kombësi pakistaneze janë kapur nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në vendin e quajtur “Post Katund”.

Të gjithë persona kanë hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë, për të shkuar më pas në Malin e Zi, ndërsa destinacioni i tyre ishte Gjermania.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *