Ndalohet grupi që terrorizoi Fushë Krujën me shpërthimet me tritol?

Bledar Lumani

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda përfunduan operacionin e koduar “Kronometri”, ku 5 persona ranë në pranga dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse.

Operacioni është shtrirë në gjithë qarkun e Durrësit, ku pas dy muajsh hetime intensive janë arrestuar Astrit Zguri, 38 vjeç, nga fshati Larushk dhe person i skeduar nga policia, pasi rezulton i dënuar më parë për akuzën e vrasjes.

Në pranga kanë përfunduar edhe Fatjon Caca, Ylli Zalli, Bedri Murati.

Nga kontrollet e policisë u gjetë një sasi prej 30 kilogramësh lëndë plasëse e llojit tritol dhe dy kilogram lëndë plasëse C4.

Mësohet se të gjithë personat e ndaluar janë me preçedentë penalë dhe ata dyshohen si autorë të një sërë shpërthimesh në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës.

Share This Article
11 Comments
  • Shtepia qe te jete shtepi do me te vertete Zot ne kuptimin e mirete fjales.
    Sheti do ZOT dhe ligje te forta per ti shtypur keta krimba qe jeten e te tjereve e perdorin si loje per te plotesuare epshet e tyre shtazarake.
    Perse te torturohen femijet ne Fushe -Kruje apo ku do nga keta pisa,nga keta kreminel me rrenje dhe me dege ,e them keshtu se po nuk mbolle nje fare nuk mbin nje fidan i ri si keta kreminel qe duhet te mose e shikojne driten e djellit tere jeten se nuk e meritojne.

    • Shko mor pall. Sipas llogjikes tende i bie qe te jene inate te Sales me PS, se sa here PS merr pushtetin Sala fillon tritolin.

  • Vetëm hetimi i frshehtë bën punë, nuk e kishte kot Dulla, kur edhe vjedhjet e çarçafëve policët i zbulonin menjëherë, madje edhe pa ndodhur. Këtë praktikë e ndjekin më së shumti të gjitha shtetet perëndimore, Policia të mos druhet nga “teza e spiunllëkut!, shteti do info sekret, që është më i besueshmei, madje të paguar. Ia vlen barra qeranë. Shpresoj dhe besoj se Tahiri nuk ka pritur t’ia tregoj unë këto marifete pune.

  • Zoterinje te Prokurorise dhe Policise, pse vini me vrap ne medja dhe dekonspironi faktet e hetuara, me vjen shume rend qe po nenvizoje se po veproni si femij duke “u mburur per arritjet” Arritje quhet kur hetimi behet i plot, deri sa te gjenden ata qe urdherojne, qe paguajne, qe perfitojne nga keto dukuri dhe jo kur kapen sklleverit qe meren me keto akte teroriste.
    Vetem atehere do te paksohen aktet teroriste e deri ne ndalimin e plot te tyre, se ne vende me varferi te theksuara ekonomike gjithemon do te gjenden “punonjes” per te kryer keto akte me pages sipas kerkeses dhe oferte.

    Me respekt V.Duka.

    • ORE ATA PO DEKONSPIROJNE HETIMIN E DOSHIT, KU PO PYESIN PER GJERA ME TE VOGLA.

      DEPONIMET E DESHMITAREVE NE PROKURORI, ME PERPARA I MERR VESH MILETI SESA PROKURORET.

      E BEJNE, QE TI DALI BOJA CESHTJES, TE BJERI PAK VEMENDJA DHE TE MUND TE MARRIN PARATE QE U KA OFRUAR TOMA PER TA MBYLLUR SI CESHTJE, PASI OBJEKTIVI U ARRIT, U DESTABILIZUAR SADOPAK VENDI.

  • njerit prej tyre ju gjet edhe flamuri i PD-se ne makine bashke me tritolin. Te nxirret sa me pare jashte ligjit PD-ja, si nje PARTI TERRORISTE njesoj si ISIS dhe Al-Kaeda!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *