Ndalohet mësuesi 62-vjeçar në Lushnje, akuzohet se përdhunoi nxënësen e mitur

Bledar Lumani

Një mësues në Lushnje ka rënë në prangat e policisë për abuzim seksual me nxënësen e tij të mitur.

62-vjeçari, Demir Hoxha, banues në fshatin Zharnec të Divjakës, me profesion mësues, u ndalua nga specialistët e krimit në Komisariatin e Lushnjes, pas denoncimit të bërë nga familjarët e të miturës.

Sipas bluve, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritur me shtetasen e mitur A.K, duke shfrytëzuar detyrën si mësues kujdestar i saj në shkollën 9-vjeçare në fshatin Kryekuq.

Po sipas policisë, të gjitha këto veprime janë bërë brenda ambienteve të shkollës.

Nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, u ndalua shtetasi :

-Demir Hoxha,62 vjeç, banues në fshatin Zharnec ,Divjakë, Lushnje,me profesion mësues, pasi:

Ka kryer marrdhënie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritur me shtetasen e mitur A.K, duke shfrytëzuar detyrën si mësues kujdestar isaj në shkollën 9-vjeçare.Ngjarje kjo,e ndodhur në ambjentet e kësaj shkolle.

Materiali hetimor për veprën penale”Mardhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe “Shpërdorim i detyrës”,do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprime hetimore të mëtejshme”, bën me dije policia.

Share This Article
3 Comments
  • Me vjen keq se më paska ndyrë emrin e asaj shkolle ,ku kam punuar 6 vjet. PO që të lahet ky turp, ketë palo mëues , vareni aty te ai oborr shkolle ,ku janë edukuar qindra e qindra nxenes e kane punuar mesues e mesuese te nderuar……..

  • Keta lloj monstrash duhet te ekzekutohen me torture ne mes te sheshit si ne mesjete. Eshte e vetmja gje e denje per ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *