Policia ka arrestuar një 19-vjeçar nga Tepelena pasi akuzohet për “marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Ndalimi i tij ka ardhur pas denoncimit të bërë nga një 24-vjeçare me inicialet L.M, sipas së cilës shtetasi Erion Sada e përndiqte. Sipas, policisë së Tepelenës, 24-vjeçarja e ka bërë denoncimin pasi është përndjekur nga Sada për 4 ditë. Në denoncimin e saj, 24-vjeçarja thotë se më 6 nëntor të këtij viti 19vjeçari ka kryer marrëdhënie me dhunë me të në shtëpinë e saj.
