Shtetasi me inicialet E. M., 25 vjeç, është ndaluar sot nga forcat e policisë së Tiranës, pasi në rrugën “Osman Myderizi”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
25-vjeçari sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
a.t / dita
