Ndalon me forcë të miturën, arrestohet 19-vjecari

Dita

Një 19-vjecar banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”, është ndaluar nga policia pasi kishte tentuar të ndalonte me forcë një vajzë të mitur, për t’i shprehur dashurinë.

Mëngjesin e së martës 19-vjecari Endrit Llazi e ka tërhequr me forcë që 15-vjeçarja të ndalojë, jashtë dëshirës së saj. Kjo ka bërë që minorenia të vërë në dijeni prindërit e saj, të cilët kanë kryer denoncimin në polici dhe kjo e fundit të bëjë edhe arrestimin e tij.

19-vjeçari akuzohet për ndërhyrje të padrejta në jetën private . Në polici, 15-vjecarja e cila është marrë në pyetje në prezencë të psikologes, ka deklaruar se 19-vjecari kishte tentuar që ta ndalte edhe tre herë të tjera por ajo nuk kishte pranuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *