Një grup anëtarësh të Kongresit Amerikan Raja Krishnamoorthi, Ritchie Torres, David N. Cicilline, Jan Schakowsky, James P. McGovern dhe Mike Quigley i dërguan një letër presidentit amerikan Joe Biden, duke i kërkuar atij të vijojë vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, konkretisht me qeverinë serbe.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për gjendjen në Serbi, përfshirë impaktin serb në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë. Ne inkurajojmë administratën tuaj të veprojë ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe ndaljen e sulmeve ndaj medias. Të dyja çështjet janë kritike për prosperitetin dhe demokracinë në Serbi, gjithashtu për aspiratën e hyrjes së Serbisë në Bashkimin Europian”.
Kongresmenët i kërkuan madje kreut të Shtëpisë së Bardhë që të konsiderojë përdorimin e Urdhrit Ekzekutiv 14033, që konsiston në “bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara”.
“Ne ju nxisim të konsideroni përdorimin e Urdhrit Ekzekutiv 14033, për të bllokuar pronat dhe për të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të njerëzve që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor”.
Në letrën e kongresmenëve evidentohen gjithashtu raporte ku tregohet se Presidenti Vuçiç ka thelluar korrupsionin në Serbi, veçanërisht gjatë krizës së pandemisë, nëpërmjet prokurimeve gjysmë-legale.
Duke qenë se pranverën e ardhshme në Serbi pritet të mbahen zgjedhjet Presidenciale dhe parlamentare, Kongresmenët i kërkuan administratës Biden gjithashtu që ta bëjë përgjegjëse qeverinë e Serbisë për të realizuar një proces zgjedhor me standarde maksimale.
Vuçiç ka reaguar pas letrës duke u shprehur se vendimet për të i marrin qytetarët e Serbisë, jo Amerika.
Ai tha se nuk ka frikë nga ngrirja e pronave dhe llogarive jashtë vendit “sepse nuk ka të tilla”.
Vuçiç madje shton se kongresmenët janë ndikuar nga lobistët shqiptarë.

Po edvin globalistin a e keni pyetur për sivllanë e tij vuqiqiin se cfarë mendon ? Po për ballkanin e hapur pa kosovën a e keni pyetur se e ka shumë për zemër