Tre anëtarë të grupit të armatosur të PD-së “për mbrojtjen” e votës” janë proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë vijuar aktivitetin e tyre të paligjshëm duke ndaluar makina me pretendimin se po vidhen votat.
Janë proceduar në gjendje të lirë dy vëllezërit Fatjon dhe Endrison Dushku, djemtë e Kryetarit të PD-së në Vreshtas, si edhe simpatizanti Ahmet Goroveci, të cilët janë nën akuzë për njoftim të rremë në polici dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.
Tre personat me në krye drejtuesin politik të PD-së në qarkun e Korçës, Edmond Spaho ndaluan ditën e djeshme makinën e administratorit të Vreshtasit, Qezar Bezati dhe shoqëruesit të tij Gerti Tabaku në fshatin Podgorie, duke pretenduar se po blinin vota.
Njoftimi i policisë
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve F. D., 25 vjeç; E. D., 21 vjeç dhe A. G., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (simpatizanë të një subjekti politik).
Këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre shtetasit Q. B., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtontë me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.
Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të trasportit””, njofton Policia.
o.j/dita

Akuzohen tre cerrat dhe kapua i tyre jo!?
Harruat pergjimet e shitblerjes se votave pra 4 vjetesh? Ose publiziert ne gazeten Bild? Tash nuk flasin me telefona se pergjohen prandaj veprojne ndryshe .Dhe perderisa nuk ka shtet te drejte shume mire bejne forcat opozitare qe ndalojne cdo makine te mbushur me leke .Te ruhet pastertia e votes dhe me kete menyre qe te demaskohen kushdo qofte e sejciles force politike.
Rıta moj Rıta sıkur te mos shkruaje keto brockulla a te gjente gje ty, Apo te ka zene lıja e dushkut dhe nuk rrın dot pa u krujtur Po pse mos trylylycke shtetı qe perfaqesohet me polıcıne jane ne cdo levızje te qytetareve
jo moj zoge kane edhe pune te tjera Po e bere tı ma mıre shko e vıshu polıce,
Rıta moj Rıta sıkur te mos shkruaje keto brockulla a te gjente gje ty, Apo te ka zene lıja e dushkut dhe nuk rrın dot pa u krujtur Po pse mos trylylycke shtetı qe perfaqesohet me polıcıne jane ne cdo levızje te qytetareve
jo moj zoge kane edhe pune te tjera Po e bere tı ma mıre shko e vıshu polıce,
Drenice kosove pse quan brockulla te vertetat te”Bild’ t’i e din. Sa per police me kenaqsi do te vishesha por e pamundur se jetoj larg shume larg me mendje e mall per vatan qe vetem qan e lengon cdo cast.Si mund te kuptohem e mirrem vesh me ty kur s’kupton shqip nuk e them por i largohesh te vertetes se hidhur.Ate te shit-blerjes se votes.Dhe se fundi nuk te pershendes me fjalen pa kuptim ‘Tung’ se per at Zot vetem shqip kjo fjale s’ka perkthim.Shendet pra mik !