“Nobeli 2019 për Letërsi dhe një sqarim për termin “Prostitucion”

Ornela

Nga Bardhyl Mahmuti*

 

Zgjedhja e shkrimtarit austriak, Peter Handke, si fitues i çmimit “Nobel” në letërsi për vitin 2019 ka sjellë reagime të shumta, për shkak të mbështetjes së madhe që ky autor i ka dhënë politikës së gjenocidit, që u zbatua nga serbët në Bosnjë dhe në Kosovë.

Reagime të tilla vijnë si rezultat i mosnjohjes së degradimit që ka pësuar Akademia Suedeze e ndarjes së çmimeve “Nobel”.

Skandalet seksuale dhe keqpërdorimet financiare kanë bërë që ky institucion të humbë besueshmërinë e intelektualëve të mirëfilltë.

Ndarja e këtij çmimi për letërsinë për vitin 2018 u pezullua, për shkak të publikimit të “skandalit seksual të Jean-Claude Arnault”, njërit nga njerëzit më me ndikim në qarqet artistike suedeze.

Nëpërmjet gruas së vet, Katarina Frostenson, anëtare e Akademisë Suedeze, Jean-Claude Arnault ka ushtruar ndikimin e tij në këtë akademi.

Në fund të vitit 2017 u bënë publike akuzat e 18 femrave ndaj të cilave Jean-Claude Arnault ka ushtruar ngacmime dhe dhunë seksuale, në një apartament që ishte pronë e kësaj akademie.

Si reagim ndaj kësaj dukurie që ka kapluar Akademinë Suedeze, qindra intelektualë suedezë janë bashkuar rreth “Akademisë së Re”, që ka për qëllim të krijojë një çmim të ri për letërsinë, të zhveshur nga logjika e privilegjeve, e konflikteve të interesit, e arrogancës, e diskriminimit gjinor dhe e prostitucionit.

E shoh të udhës, që në këtë kontekst, të sqaroj këtu përdorimin e fjalës “prostitucion”.

Fjala “prostitucion”, me origjinë nga fjala latine “prostituere” (“pro” – përpara  dhe “statuerte” -vendos), në kuptimin etimologjik do të thotë “të nxjerrësh në pah”.

Mirëpo në aspektin semantik, kjo fjalë ka marrë kuptimin e “përdorimit të pandershëm të diçkaje”, “çnderimin e një gjëje, nëpërmjet përdorimit të pandershëm të saj”.

T’i japësh çmimin “Nobel” një autori që mbështet gjenocidin, nuk është gjë tjetër, pos edhe një shembull i prostitucionit të Akademisë Suedeze, në kuptimin e përdorimit të pandershëm të këtij çmimi!

Të shpresojmë që “Akademia e Re Suedeze” do të gjejë mbështetjen e nevojshme për t’i kthyer këtij çmimi prestigjioz nderin e  humbur.

 

*****

Autori është ish-ministër i Jashtëm i Kosovës

Share This Article
14 Comments
  • Më shumë më habit reagimi teper i ulët i shoqerisë civile në dy shtetet shqiptare ( Tiranë-Prishtinë.)…e pakta në ambasadat suedeze respektive duhet të ishin mbajtur tubime proteste masive…
    *
    Që ka degraduar përfundimisht Akademia Suedeze e Nobelit (A.S.N) kjo nuk diskutohet se thonë vetë suedezët..problemi eshte se A.S.N.-ja eshte kthyer në një grupim anti-humanist që me këtë SUPER-FANSIN E MILLOSHEVIQIT ka bërë harakiri
    **
    Ndoshta gabohem por vërej një fushatë antishqiptare te maskuar ku duket nje fare rezonanc në qëndrimet thellësisht antishqiptare nga brënda ( Berish-Bash-Meta) por dhe nga Franca sërbofile apo Hollanda e Lulit e Droguar..
    ***
    Nëse kombi shqiptar ka ngelur në dorë të Macronit këtij perversi që është martuar me gjyshen e tij në të sëmës shkoftë dhe BE-ja..dhe ky fakt më kujton dy gjëra:

    E PARA:
    Më kujton debilët e dhjerë të dhjetorit 1990 qe te yshtur nga Banda e Tropojës e BIBERAJVE-BERISHEVE HAJDRAVE ( + KADARENE) ulurisnin;
    E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA..( DHE AJO NA COI TE GROPA)
    _____________

    E DYTA:

    Gjithë ajo propogandë naziskine se Enveri na ndau nga Europa doli fallso se eshte pikerisht Europa qe nga 1821 ( revolucjoni i arvanitesve shqipfoles) në menyrë konstante ka qënë pro Beogradit dhe Athines…Pikë

    &&&&&&&&&&&&&
    Kam shumë shëmbuj që jo vetëm A.S.N.-ja suedeze është pornofikuar por dhe Europa ne pergjithesi dhe Franca në vecanti…
    .
    Macroni i Gjyshes Brixhide po tall lesht me shqiptaret se nuk plotesuam kushtet per reformen ne drejtesi !!
    .
    Si mund ta kërkojë këtë Franca kur vete ndëgjuam një fakt uluritës:Para ca ditesh vdiq Zhak Qiraku ku në enciklopedinë boterore thuhej shprehimisht:
    Zhaku pas mbarimit të detyrës u dënua me burg disa vite për krime ekonomike…..por nuk e arrestuan se ka qëne KRYETAR SHTETI…
    ..Nuk po i hyjme skandaleve seksuale te Zhakut ( pothuaj te censuruara) se del ajo që thamë më siper qe …jo vetëm A.S.N.-ja suedeze është pornofikuar por dhe Europa ne pergjithesi dhe Franca në vecanti…

    ..

    • Çjau ke qendisur te pornofikuarve Suedeze dhe Franceze si dhe te dhjereve te Dhjetorit 1990!
      Te lumte pena per analizen qe ke bere!
      Dihet qe Europa historikisht ka qene Kurve e Madhe.

    • dy fjale per komentuesen:

      “”” e mer rrace k …..bla bla bla …qe je i shekuj larg Botes civilizuar !””
      …..
      Kur gjithe stadiumi Beogradit bertiste “Vrisni Shqiptaret” gjithe shqiptaret reaguan atdhetarisht..me perjashtim te Dasares..mbeses se Sllobodanka Bullotaviqit te Serberishes..
      .
      Jo vetem ne forume anonime hidhte vrerin karshi kuqezinjeve por dhe LIVE NE fuckbukun e saj
      jo vetem pa edukate..por dhe m enje shqipe te pjerdhur
      .
      Kam pershtypjen se eshte e njejta dore..
      .
      kqyre moj dhi viqidoli cfare thote vete shtypi austriak vete gazeta Wiener Zeitung e dites djeshme e perktheyr ne anglisht
      ::::

      The 2019 Prize, meanwhile, is going to Austrian author Peter Handke, and that choice is proving much more divisive.
      .
      Handke is the world’s most prominent apologist for the Serbian dictator and alleged war criminal Slobodan Milošević, who was charged in 2001 with the Bosnian Genocide. (Milošević died in prison in 2006 during his trial before a verdict was reached.)
      .
      Handke eulogized Milošević at his funeral, and during the war he repeatedly spoke out in favor of Milošević’s regime, claiming that the dictator was being misrepresented by Western media and that — most infamously — the massacres of Bosnian Muslim men and boys by Serbian troop

      e mer rrace viqidoli
      si i ndryshoni maskat
      o te pafytyre qe je i shekuj
      larg Botes civilizuar !

      faji eshte i Enverit qe nxorrri sali satanain nga shpellat e lugut te zi te tropojes ..

      • Ti desara qe do pescara cjapi njiheresh,
        je ilir me fut huden tate e cdo vryme wc-je e
        #shkruash me gishtin boje kafe ,po cte pelqeje ,

        por jo ne lidhje me kometin tim .
        U qe thua ti ,
        e kam fjalen per kte Hale Dita ,qe i dryshon Titujt e Shkrimeve sipas qejfit ,
        pa rrespektuar asnji rregull Gazetari si me qe ktu Hani
        Hasan Pordhes .or ti.

        Sa i takon pastaj temes mbi Fituesi e Cmimit Nobel ,

        un s’do mundesha kurr ,ti lejoja vehtes ,te diskutoja
        e kte Stan Idiotesh oriental ,
        do te ishte injorim vs Kultures Njerezore .

        • me ngadale bre jarone !
          .
          kerkoj falje se nuk e dija qe kam te bej me nje kometuese me probleme te renda mentale.
          .
          .nese gazeta Dita qenka bere si Hale pse rri e merr eren e halese ? te pelqen apo je i paguar ?
          .
          edhe nje here kerkoj falje sepse nuk je problem per ceshtje te mediave por qenke objekt i ndonje studimi mjeksor per ca te semure psiqike qe ne vend te debatojne me argumente pjerdhin nga goja.
          .
          .( kjo eshte replika e fundit)
          .

          • U e perdor thjeshte si wc ,era i merrni ju te pacensurumit e frekuentusit qorrokllinj .
            Dhe mua, me pelqen her pas here ti kujtoje
            perse dhitet ktu Dites ,
            dhe shndrimit te saj e nji Hale anadollakesh .

            Ou ,na qeke edhe doktorr zotrote .
            Ku je diplomu rrugeve te Pescareve ,
            me dihmen e konsulenteve Cazzone ?!

            (mir do ishte te mbylleshe ne hale e mos replikoje kurr me dike qe nuk te drejtohet ty personalishte .Ky eshte rregulli nr 1 ne komunikim te qytetareve )

  • Autori i keti shkrimi e ka me akikat,ka shkruar edhe disa libra per zbardhjen e gjenocidit serbe….Por shqiptaret jane ende ne gjeme…

  • E cfare ka bërë ky austriaku nobelist para bëmave anti-shqiptare të Sali SERBerishës??

    Ish kryetar i SHIK-ut Pogradec nga Maji ’92 – ’93 A.D pas botimit të intervistës së Izet Haxhisë qe verteton takimin Millosheviq-Berishaj, ai ka deklaruar një episod në të cilin ka qenë dëshmitar në detyrë.
    “Në dimrin e ‘93 në fushën fare pranë liqenit të Pogradecit ulet një helikopter me Sali Berishën, Presidentin. SHIK Pogradec u njoftua në çastin e fundit me telefon e jo me radiogram si e donte rasti. Dolëm në fushën e akullt me automatikët në sedilje të Aro-s dhe e pritëm dhe e shoqëruam…

    Autokollona doli nga pikëkalimi i Tushemishtit, ku oficerë me dhe pa uniformë, besoj maqedonas e serbë ngrinë gatitu e me nderim nën strehen e kapeles”
    Pra Sërberisha takon Millosheviqin në Ohër ne 12 dhjetor 1993 ( është takimi i dytë i dekonspiruar) dhe jo vetem kaq por më vone zhduk atdhetarin Remzi Hoxha që rastësisht e zbuloi këte takim misterioz..

    .Fill pas ketij takimi u hapen rubinetat e naftës ne liqenin e Pogradecit dhe Shkodrës..Ju shajeni këtë austriakun edhe me liber shtëpie por nuk ka asnjë vlerë nëse me naftën dhe armatimet që coi Sërberisha ne serbet e Bosnjës u vranë femijë dhe gra…

  • Kjo nënkupton se politika perendimore po i sillet Serbisë dhe serbëve që të shikojnë nga perendimi e jo nga lindja dhe mbetet të shifet se bisedimet me Serbinë Kosovës a do ti kushtojnë shtrejntë rroftë politika paqësore e cila e hudhi Kosovën nga mëshira e Serbisë te mëshira e botës

  • 1993,keshtu ka ndodhur.
    Nga 81 deri ne 90,Berisha i vinte ne gjume pleqte e Byrose me teorite konspirative kunder Milloshevicit.
    Ky do e conte me lope Milloshevicin.
    Ky e kaloi Ilia Shytin qe vinte femijet ne gjume me emisionin e Perrallave..
    Por cfare ndodhi?
    Mallkuesi i Milloshevicit perfundoi ne divan me Milloshevicin,,Doli Probatin me Bullatovicin,,i hapi rubineten e naftes Malit te Zi..
    Keta jane,apo behen?Edhe Edi Rama e nisi me patriotizem antiserb.Ja plasi Vucicit ne Beograd dhe perfundoi me Vucicin,duke prere shiritin e konfederates serbe me shqiprine dhe maqedonine.
    E thote mire nje analist kosovar:-Ky sa here ka probleme mendore,vete c`fryhet ne Beograd.
    Atje ka gjetur Kliniken rekuperuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *