“Ndarja e Kosovës, e rrezikshme”; Milo: Ja cila është strategjia e Thaçit

Dita

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo e ka komentuar deklarimin e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve si pjesë të një strategjie të menduar.

“Mendimi im është se jo rastësisht ai po i bën këto deklarata tani. Është menjëherë pas takimit që ka pasur me Vuçiç në Bruksel. Është edhe momenti tjetër delikat se nesër, pas deklarimeve të mëparshme dhe pretendimeve serbe, duhet që pala kosovare të mund të përcaktojë statusin e asociacionit serb në Kosovë”, është shprehur Milo për Top Channel.

Ish-ministri i Jashtëm shton se deklarata e Thaçit është “një testim që kërkohet t’i bëhet opinionit publik shqiptar, me këtë rast Kosovës, por edhe më gjerë, të gjithë shqiptarëve në rajon. E pse jo edhe të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë. S’besoj se Thaçi nuk e ka menduar thellë deklaratën që ka përsëritur disa herë këto ditë. Është një pjesë e subkoshiencës me dialogun politik që është duke bërë me Vuçiç.”

Milo thotë se shqiptarët e mirëpresin bashkimin e Preshevës me Kosovën, por shtron pyetjen se si mund ta pranojnë serbët një lëshim të Medvegjës, Bujanovcit dhe krahinave të tjera të banuara nga shqiptarë në Serbinë jugore pa një lëshim nga pala kosovare në adresë të territorit të Kosovës.

Ai thotë se është dakord me pretendimin e Thaçit për një marrëveshje historike me Serbinë, por paralajmëron se nuk do të jetë e thjeshtë.

s.a/dita

Share This Article
6 Comments
  • Thaci nuk e ka Kosoven prone private te tij qe ta ndaje si i do qejfi. Numri i shqiptareve ne Serbi eshte pothuajse i njejte me ate te serbeve ne Kosove. Jane pakica kombetare dhe si te tilla duhet te trajtohen pa kurrfare prekje kufijsh.

  • Paskal Milo duhet te flase si historian dhe jo si minister, se ministra te jashtem jane me thase por si historian eshte i rralle. “Korrektim kufijsh do te thote qe shumica e rajonit te Zubin Potokut (95% serbe), Zvecanit (95% serbe), Leposavicit ((5% serbe) Mitravica e Veriut (95% serbe), do te adminstrohet nga qeveria serbe; Nje pjese e Presheves me 95% shqiptare, nje pjese e Bujanovcit me 95% shqiptare dhe nje pjese e Medvexhes (95% shqiptare) do te adminstrohen nga shteti shqiptar. Jetojme ne epoken e marreveshjeve bilaterale midis fqinjeve te mecur dhe jo “dru me pre”!

  • Pa nje lufte te re ne Ballkan Kosova nuk do ndahet. Do ishte nje precedent me pasoja te paparapara.
    Cka do behet me konfliktet teritoriale ne mes te njisive te tjera fedarale-tani shteteve- te ish Judgosavise.
    Vucici, Thaci dhe Rama ishin inagurim te Erdoganit.

  • Po i bashkohesh Salihut, qe Kosova dhe shqiptaret e kesaj hape me Serbi.Salihu,Salihu i poropzoj Milkoshit autonomi per Kosoven, e furnozoj me derivate qe t’i lehtesohet ndjekja,vrasja dhe debimi i shqiptareve nga Kosova,Nuk Jo qe nuk perkrahu UCK,por tentoi dhe arrestoi kudrot e UCK,si Adem Jasharin,Thacin e Veselin. Pas luftes ne Kosove,salihu dha ndihme vetem per Gracanicen 400mije euro,Jo per asnje qellim apo mjedise shqiptar,Salihu, e sidket tash nje kohe edhe ju me disa te tjere.Po shkruani e po thoni gjithcka te ige e pa asnje te mire per Kosovesn,Pse kjo “Dallendyshe ktheja ndryshe” erdhi ne keto kohera bash nga Ju, kete e kemi perjetuar nga Salihu,por nuk e kemi pritur nga Ju.

  • Për turpin tonë dhe për të pamirën e miqve e tanë strategjikë, ka filluar një “luftë” inatcore, “ma ke e s`ma ke”, në trojet etnike shqiptare në Ballkan, me disa përjashtime! Eshtë arritur deri aty, sa po nxirren “zorrët e barkut”. Nuk e thonë kotë: “Ç`ka barku-nxjërr bardhaku”! Objektiv qendror është bërë Hashim Thaci dhe subjekte të sulmeve të principta dhe të paprincipta, janë të gjithë: atdhetarë e pramatarë; të mëncur dhe të padijtur; trima e frikacakë; idealistë e batakcinj, puthadorë, matrapazë e tregëtarë flamujsh, me “c`nuk thonë”, vec e vec dhe në kor korbash a bretkocash!
    Po bëj pak “histori”:
    Kur Jugosllavisë po i shkonin flakët në majë dhe ishte e sigurt vdekja e saj, atdhetarët shqiptarë shfaqën nevojën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar Gjithshqiptar, për të përcaktuar Platformën Kombëtare, Sociale e Politike; Strategjinë Afatshkurtër, Afatmesme dhe Afatgjatë; Programin Minimal, Optimal dhe Maksimal, të Kombit Shqiptar. Mirëpo, ata u ndaluan apo u anatemuan dhe paralajmërimeve se trojet shqiptare të copëtuara në tri shtete (Shqipëri, Jugosllavi, Greqi) rrezikoheshin të ndaheshin në gjashtë shtete, sic ndodhi në fakt (Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi), atdhetarët e “përvëluar”, në të gjitha fushat e jetës, në shtet, pushtet, shoqëri e njerëzi, në këtë anë e matanë kufijve shqiptaro-shqiptarë, as e bënë “qejfin qeder”.
    Kur doli në skenë UÇK-ja, s`mbeti “i bardhë dhe i zi” politik, pa e sulmuar a etiketuar atë si krijesë të Beogradit, ndërkohë që Serbia e konsideronte krijesë terroriste. Unë, në atë kohë e quaja publikisht vepër të atdhetarëve, por, e theksoja që, edhe sikur të ishte “vepër e UDB-ës”, Beogradi kishte vrarë veten. “Çuditërisht”, nga Amerika u deklarua se nuk u rezultonte që UÇK-ja të ishte terroriste.
    Kur UÇK-ja sulmonte dhe zbythej, por mbetej ende “enigmatike”, dola me thirrrjen që ajo duhet të nxirrte publikisht krahun e saj politik dhe të binte në kontakt me politikën e diplomacinë ndërkombëtare, për të qartësuar qëllimet e saj. UÇK-ja e bëri menjëherë atë dhe ky veprim shpuri Holbrukun në Drenicë.
    Përsëri, “cuditërisht”, Hashim, Thaci, si drejtues politik i UÇK-së, u propozua dhe u pranua nga politikanët “mjekroshë”, që ai të kryesonte delegacionin shqiptar në Konferencën e Rambujesë. Ai, jo vetëm që s`i bëri bisht, por detyrën e kreu me dinjitet, aq sa shqiptarët fituan një partner të besueshëm të SHBA-së, të NATO-s dhe të BE-së
    Në kohën që në Rambuje, delegacionit Shqiptar i kërkohej firma në Marrëveshjen e përgatitur, nga Tirana dhe Prishtina ajo (e zeza në të bardhë) quhej tradhëti. Në atë kohë dola publikisht me shkrime, midis të cilëve njëri titullohej: “Shqiptarë mblidhni mendjen”, duke kërkuar që firma të hidhej, e shoqëruar me garancinë e amerikanëve që, pas një periudhe tranzitore, të merrej mendimi shqiptarëve, për të ardhmen e tyre në bazë të parimit të vetëvendosjes.
    Me clirimin e Kosovës, nuk mungova t`u tërhiqja vëmendjen publikisht clirimtarëve me shkrimin “Vëllezër ruajuni nga paqja”, duke bërë të qarta rreziqet që u kanoseshin nga “e drejta e fituesit në luftë”. Fatkeqësisht, jo pak nga ato që friksohesha, ndodhën.
    Përsëri, “cuditërisht”, Hashim Thaci, si ish-drejtues politik i UÇK-së, tashmë kryeministër dhe president i Kosovës, jo vetëm që shpalli dhe nënshkroi publikisht Deklaratën për Pavarësinë e Kosovës, por u pranua nga politikanët hileqarë të kryesonte delegacionin shqiptar në bisedimet serbo-shqiptare e ndërsjellas, në Selinë e Bashkimit Europian.
    Tani lind pyetja: Ku ishit ju “bej efendinj”, kur Thaci me shokë luftonte e punonte për shqiptari? Asgjë nuk mund ta fshijë peshën e fajit të atyre që braktisën Kosovën në ditët më të errëta të saj.
    Kur dara po shtërngohet, sidomos për Serbinë, Hashim Thaci, hodhi në efir një “tullumbace”, për korregjim kufijsh! Në fakt, s`kemi të bëjmë me “tullumbase”, por me një tatim pulsi, me një paralajmërim se, po u tentua të cënohet pavarësia e Kosovës, ka edhe kërkesa zinxhir, për bashkim me Kosovën a për autonimi në “Luginën e Preshevës”- Kosova Lindore, pse jo edhe në Sanxhak e gjetiu. Duhet ta dimë mirë se serbët këmbëngulin për ndarjen e Mitrovicës së Veriut me qëllim që ta kenë si tampon për Sanxhakun, përndryshe “Sanxhakun e Pazarit të Ri”, sic e kam thënë edhe herë të tjera, por që nuk i kanë dëgjuar këto fjalë “shurdhakët”! Përse nuk u pyet Hashimi, nga ata që e takojnë dhe atakojnë cdo 24 orë, për ta shpjeguar “tullumbasen”, qoftë edhe në ambiente të ngushta? E pranojmë ppwr njw cast se Hashim Thaci nuk është në pozita atdhetare! A nuk e kuptojmë se ai i ka bërë një sfidë serbëve dhe ndërkombëtarëve, qoftë edhe “padashje”? Po amerikanët dhe europianët cfarë thonë, vallë?
    Ka shumë rëndësi ta kujtojmë se krregjim kufijsh ka pasur, ka dhe do të ketë. Një i tillë ishte ai që u bë kohët e fundit me Malin e Zi, apo, ai që pritet të bëhet me Greqinë për detin. Vetëm në këtë mënyrë krijohen kushte për marrëveshje historike dhe marrëdhënie të qendrueshme. Ehuuuuuuu, sa ka kjo punë! Serbët nuk kanë kërkuar ende falje për krimet që kanë bërë në Kosovë; ata mbajnë ende kockat e shqiptarëve të pafajshëm, për t`i përdorur në ndonjë rast “allish-verishi”! Shitje territoresh për interesa politike, ekonomike, kolltukofage, nuk mund të ketë dhe askend most a gënjejë më mendja se mund ta bëjë. Interesat vitale shqiptare përputhen me interest demokratike ndërkombëtare.
    Unë e ndiej të arsyeshme të bëj edhe një herë, thirrje: Atdhetarë të vërtetë a të “zhuritur”, mblidhuni në një tavolinë dhe jepuni “dum” cështjeve delikate me karakter kombëtar, social dhe politik. E di që nuk do dëgjoni, sepse disa kanë politikën në plan të parë (marrjen a mbajtjen e pushtetit), të tjerë mendojnë e punojnë si të pasurohen në kurriz të popullit, e, jo pak, tashmë hanë në grazhdet e huaja. Shqiptarë, ejani në vete…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *