Ndarja e mandateve, PS do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

anazapta

Çështja e ndarjes së mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit do të bëhet subjekt gjykimi në Gjykatën Kushtetuese. Gazeta “Panorama” shkruan se socialistët do t’i drejtohen kësaj gjykate me një ankimim që pritet të depozitohet brenda pak ditëve. Ankimimi bazohet në dy argumente: Barazia e përfaqësimit të qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2013 dhe shkeljet e kompetencave të KQZ-së.

PS e ka ngritur edhe në komisionet parlamentare dhe seancën e Kuvendit problemin e lëvizjeve demografike në qarqe të ndryshme të vendit, duke e vënë theksin tek qarku i Kukësit. Sipas deputetëve socialistë, nuk mundet që vota e çdo zgjedhësi të përfaqësohet në proporcion me shpërndarjen e mandateve të deputetëve për çdo qark si në vitin 2009.

Pika tjetër e ankimimit ka të bëjë me anashkalimin e KQZ-së nga ana e Kuvendit, i cili mori kompetencat e saj, duke vendosur me votat e maxhorancës shpërndarjen e mandateve sipas skemës së vitit 2009.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *